Marrëveshjet Shqipëri-Maqedonia e Veriut, Manastirliu: Njohje e licensave të profesionistëve të shëndetësisë dhe lehtësim i barrierave në fushën farmaceutike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Marrëveshjet Shqipëri-Maqedonia e Veriut, Manastirliu: Njohje e licensave të profesionistëve të shëndetësisë dhe lehtësim i barrierave në fushën farmaceutike

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të zhvilluar sot në Shkup, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe ministritë respektive të Shëndetësisë dhe të Çështjeve Sociale të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashëpunimit në fushën e shëndetësisë, politikave dhe mbrojtjes sociale.
Marrëveshja dy-palëshe në fushën e shëndetësisë u nënshkrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bekim Sali. Marrëveshja e re do të ketë në fokus njohjen e licensave dhe shkëmbim e eksperiencave të personelit shëndetësor si dhe lehtësimin e barrierave në fushën farmaceutike.
“Nëpërmjet kësaj marrëveshje që ne sot firmosim synojmë të forcojmë bashkëpunimin mes agjensive të barnave dhe pajiseve mjekësore të dy vendeve tona në fushën farmaceutike, me qëllim reduktimin e burokracive për regjistrimin e barnave dhe gjithashtu dhe qarkullimin e barnave, pajisjeve mjekësore në dy vende. Gjithashtu, në kuadër të sfidës së përbashkët përsa i përket edukimit në vazhdim, burimeve tona njerëzore dhe profesionistëve të shëndetit, në kuadër të njohjeve reciproke të licensave të profesionistëve të shëndetit, ne do të thellojmë bashkëpunim, qoftë përsa i përket edukimit në vazhdim, personelit shëndetësor, si dhe shkëmbimit të eksperiencave për shkëmbimet klinike mes dy vendeve.”-tha Manastirliu.
Sa i takon mbrojtjes sociale, marrëveshja dy-palëshe u nënshkrua nga Ministrja Manastirliu dhe Ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale Jovana Trenchevska.
“Së bashku me ministren Trenchevska kemi rënë në dakortësi të firmosim për bashkëpunimin e të gjitha strukturave tona në lidhje më çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbrojtjen sociale të kategorive të riskuara, sidomos fëmijëve të trafikuar si dhe ngritjen e mekanizmave të përbashkët të koordinimit përsa i përket lehtësimit me shërbime sociale në të dy anët e kufirit”-u shpreh Manastirliu.
Marrëveshja e re në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut parashikon ngritjen e një Komiteti të Përbashkët Monitorues dhe Koordinues për shkëmbimin e informacionit për pajisjet mjekësore, për zhvillimet farmaceutike dhe teknologjike në fushën e shëndetësisë; për shkëmbimin e eksperiencave të personelit shëndetësor dhe fillimin e njohjes së licensave të profesionistëve të shëndetësisë; bashkëpunimin në fushën e farmaceutikës, në lidhje me barnat dhe shërbimet farmaceutike, me fokus në uljen e barrierave në tregun e barnave si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit dhe shëndetësisë elektronike.
Marrëveshja në fushën sociale parashikon që të bashkëpunohet mes dy vendeve për përafrimin e kuadrit ligjor dhe strategjik të përbashkët në fushën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe ngritjen e mekanizmave funksionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Previous Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë tre marrëveshje në fushën e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor