Mbështetja për Bujqësinë, ministrja Krifca: 33 462 fermerë të mbështetur me naftë falas - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Mbështetja për Bujqësinë, ministrja Krifca: 33 462 fermerë të mbështetur me naftë falas

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njoftoi sot se AZHBR vazhdon mbështetjen e fermerëve me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, nga Skema Kombëtare 2023.

“Ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri në datën 31 korrik, 33,462 fermerë janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, një proces që vijon paralelisht me furnizimin e tyre me naftë pa taksa nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023” tha Krifca.

Përmes kësaj mase, fermerët përfitojnë ulje të kostove të punimeve, duke ndikuar në rritjen e prodhimit. Ata përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë pa taksa  për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Ministrja informoi se, sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023.

Sipas saj, qeveria po zbaton prej tre vitesh skemën mbështetëse të naftës pa taksa për bujqësinë, duke lehtësuar buxhetet e fermerëve në punët e bujqësisë.

Buxheti adresuar kësaj skeme ka ardhur në rritje, teksa është rritur edhe interesi i fermerëve për të përfituar nga kjo masë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahasuar me vitin 2021, këtë vit numri i aplikantëve në skemën e naftës pa taksa për bujqësinë është më shumë se dyfish, nga sa ishte një vit më parë. Çka tregon se, fermerët kanë rritur besimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes.

Krifca shprehet se ndihet e privilegjuar për këtë besim të shtuar të fermerëve dhe komunitetit rural, pasi sipas saj, interesi tyre ndaj AZHBR është rritur.

“Ne kemi përgjegjësinë t’i përgjigjemi me profesionalizëm, korrektesë dhe shpejtësi maksimale për të zbatuar të gjithë procedurat dhe lëvruar fondet sa më parë tek fermerët ”, theksoi Krifca.

Kjo skemë po vazhdon zbatimin me sukses dhe sot është nevojë shumë e madhe duke parë dhe rritjen e çmimit të naftës në treg. Skema e naftës pa taksa për fermerin lehtëson kostot e prodhimit, teksa synon mbështetjen e prodhimit vendas bujqësor. Ekspertët e vlerësojnë skemën e naftës si mbështetjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë fermerëve nëpërmjet skemës kombëtare.

Krifca bëri të ditur se, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Previous Balla-Metani: Bashkëpunim institucional për ankesat mbi punën e magjistratëve