Bimët dhe produktet me origjinë bimore që eksportohen drejt BE-së e vendeve të tjera të botës, duhet të shoqërohen nga “certifikata fitosanitare”, për të vërtetuar që janë të pastër nga ana shëndetësore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se deri tani janë lëshuar 14 454 certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkte të tjera për eksport.
Sipas saj, kjo shifër është pasqyrë e qartë e plotësimit të standardeve të sigurisë fitosanitare nga fermerët e përpunuesit, sipas kërkesave të bazuara në legjislacionin e BE-së.
Tashmë pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.
Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë, si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1.5 orë punë. Ndërsa procesi online për të gjithë operatorët ekonomik që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.
Ndërkohë falë punës së fermerëve dhe politkave mbështetëse për rritjen e prodhimit dhe stabdardeve të cilësië, eksportet bujqësore vijojnë të shënojnë rritje të qëndrueshme.
Gjatë 9-mujorit të këtij viti, eksportet bujqësore “made in Albania” u rritën me 14.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas Denajt, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.
mbyll
media
Kontakt
Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.
e-mail: info@mia.gov.al