Mbi organizimin e Forumit të Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit më 26 shtator, në Tiranë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Mbi organizimin e Forumit të Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit më 26 shtator, në Tiranë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon në datë 26 shtator 2023, në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, parashikuar më 16 tetor 2023, në Tiranë.

Forumi me titull “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE” do të mbledhë së bashku Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

Ky forum do të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian. Në këtë takim, do të diskutohet mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.

Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së. Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes për qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së nga ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Së bashku me Forumin e Ministrave do të zhvillohet Forumi i Biznesit, me titull  “Hyrja në Tregun Unik si një potencial për rritje për Ballkanin Perëndimor”. Ky forum synon të paraqesë arritjet kryesore dhe hapat drejt integrimit në BE, si dhe të theksojë nevojat dhe rekomandimet nga komuniteti i biznesit të Ballkanit Perëndimor për të shfrytëzuar plotësisht potencialet e rritjes së rajonit. Forumi bashkëorganizohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF), së bashku me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Ai u prezantua në 28 gusht 2014 nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Gjermani, Francë, Austri, Kroaci, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Previous Ministrja Manastirliu parashtron prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit