Ministri i Financave, Ervin Mete, mori pjesë sot në mbledhjen e radhës së Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP).
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua “Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” dhe Plani i Veprimit.
Synimi kryesor i kësaj Strategjie, me Planin e Veprimit shoqërues, është që të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha institucionet e përfshira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ajo adreson sfidat me të cilat përballet vendi ynë, për sa i përket pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Dokumenti i draft Strategjisë, i hartuar me asistencë ndërkombëtare, ka kaluar në një proces të gjerë konsultimi me institucionet e përfshira, si dhe me grupet e interesit.