Ministret e Arsimit Kushi e Nagavci nënshkruajnë protokollin e marrëveshjes për "Enciklopedinë Shqiptare" - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministret e Arsimit Kushi e Nagavci nënshkruajnë protokollin e marrëveshjes për “Enciklopedinë Shqiptare”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë nënshkruar protokollin e marrëveshjes së bashkëpunimit për projektin madhor në Albanologji “Enciklopedia Shqiptare”, një projekt që do të zbatohet nga Akademitë e Shkencave të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Enciklopedia Shqiptare do të përbëhet nga 10 vëllime, me nga 400 faqe secili, ku do të përfshihen ngjarje historike, kulturore, politike, sociale dhe personalitete që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Projekti që pritet të zgjasë rreth 5 vite do të përfshijë edhe institucione të tjera kërkimore shkencore, si dhe studiues shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.

Previous 400 vende pune të lira në Forcat e Armatosura, pas rritjes së vjetshme 30% sot rritet paga e ushtarakeve edhe me 7%