Ministri Hasani mikpret Sekretarin Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA sa vjen edhe forcohet më shumë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani mikpret Sekretarin Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA sa vjen edhe forcohet më shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mikpriti në aeroportin e Rinasit Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Duke ndarë disa momente nga mbërritja e Sekretarit Blinken, Ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale u shpreh se partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA sa vjen e forcohet edhe më shumë.

“Mirë se erdhe Antony! Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, shkruan ai.

Sekretari Blinken pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara.

Previous Drejt përfundimit gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”, Manastirliu: Hapim ciklin e investimeve 2024-2025 për shkollat e reja