Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO: Të vendosur të përmbushim detyrimet ndaj Aleancës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO: Të vendosur të përmbushim detyrimet ndaj Aleancës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Takimin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO, që u mbajt në Bruksel.

Në ditën e parë u zhvillua takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili kishte në fokus vijimin e mbështetjes së Ukrainës në përpjekjet e saj për të përballuar agresionin rus.

Ndërsa gjatë ditës së dytë u diskutua në lidhje me situatën e sigurisë euroatlantike, deterrencën dhe mbrojtjen si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të Uashingtonit, i cili përkon me 75 – Vjetorin e Krijimit të Aleancës.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës. Një nga këto detyrime është dhe rritja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB dhe shpenzimeve minimalisht prej 20 % të këtij buxheti për modernizimin e Forcave të Armatosura me pajisjet kryesore ushtarake. Ministri Peleshi nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar kontributin ushtarak përmes pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e NATO.

Duke sjellë në vëmendje situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk duhen nënvlerësuar rreziqet e brendshme dhe të jashtme. “Është e rëndësishme që komuniteti Euro-Atlantik të flasë qartë dhe të tregojë vendosmërinë për përfshirjen e të gjithë rajonit në ombrellën e sigurisë euroatlantike.”

Gjatë ndërhyrjes së tij në këtë takim, ministri i Mbrojtjes foli edhe për investimet infrastrukturore në Shqipëri, veçanërisht përgjatë korridorit të VIII si dhe Projektin e Porto Romanos. Sipas Peleshit, këto investime përshtaten më së miri edhe me konceptin e “enablemet” të NATO, aq të rëndësishëm në situatën e trazuar që po jetojmë. Këto projekte, krahas benefiteve kombëtare do të mbështesin më së miri forcat e përparuara të NATO, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme kohën e dislokimit.

Gjatë ministerialit dyditor, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi disa takime me homologë të vende të rajonit dhe Evropës.

 

Previous Vizita në Tiranë, Ministri Hasani dhe Sekretari amerikan Blinken firmosin marrëveshjet