Ministri Manja: Sjellim ekspertizën franceze në sistemin tonë të drejtësisë! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Manja: Sjellim ekspertizën franceze në sistemin tonë të drejtësisë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zhvilloi një takim pune me drejtorin e ADF-së, z.Jérémie Pellet dhe delegacionin që e shoqëronte, me fokus zgjerimin e ekspertizës franceze në sistemin e drejtësisë shqiptare, në suazën e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.

Pas përfundimit të takimit, Ministri Manja vlerësoi mbështetjen e francezëve në proceset integruese të Shqipërisë.

“Franca është një vend mik dhe një avokate e shkëlqyer e Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe një vullnet të përbashkët politik dhe pas këtij takimi do të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, – tha Manja.

Gjithashtu, Ministri zbuloi dhe disa prej fushave që palët kanë identifikuar me interes të përbashkët për përfshirjen e ekspertizës franceze.

“Takimi ishte i hapur dhe pozitiv dhe do të bashkëpunojmë në disa fusha si: Drejtësia mjedisore, digjitalizimi, trajnim i vazhdueshëm i magjistratëve tanë me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu, francezët do të ndihmojnë me ekspertizë për fuqizimin e kapaciteteve tona njerëzore në ndihmën ligjore falas, parandalimin e krimeve te të miturit dhe krimin kibernetik, që janë vepra penale që kërkojnë një qasje të re dhe shumë bashkëkohore. Të gjitha këto do të kornizohen me marrëveshje bashkëpunimi në një të ardhme të afërt”, u shpreh Ministri Manja pas përfundimit të takimit.

Previous Takim me delegacion britanik të gjyqësorit. Ministri Manja: Ngrejmë në një tjetër nivel bashkëpunimin ndërmjet sistemeve gjyqësore të dy vendeve!