Ministri Manja vizitë në Britani, zyrtarizon marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Manja vizitë në Britani, zyrtarizon marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka zyrtarizuar me Lordin Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri.
Kjo marrëveshje konkretizon vullnetin politik ndërmjet dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre.

Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të përfitojnë mbështetje logjistike dhe grante, që do të investohen për fuqizimin e kapaciteteve në sistemin tonë penitenciar.

Në procesin e transferimit do të kenë prioritet ata që japin pëlqimin e tyre për t’u kthyer, me përjashtim të rasteve kur në vendimet e gjykatës britanike parashikohet deportimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Tetor 2023