Ministri Mazniku së bashku me Ministren Kumbaro në prezantimin e kalendarit kombëtar të aktiviteteve për vitin e Pyjeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mazniku së bashku me Ministren Kumbaro në prezantimin e kalendarit kombëtar të aktiviteteve për vitin e Pyjeve

Gjatë konferencës për shtyp Ministri Mazniku së bashku me Ministren Kumbaro prezantuan kalendarin kombëtar të aktiviteteve për vitin e Pyjeve.

Në fjalën e tij, Ministri Mazniku u shpreh :

“Keni qenë në mënyrë sistematike një forcë shtytëse për këtë fushë shumë të rëndësishme të zhvillimit të vendit.

Siç thatë dhe ju, sipërfaqja e vendit e mbuluar me pyje është shumë e madhe. Ne tashmë, veçanërisht në kohën ku jetojmë, ku çështjet e ndikimit global që ka mjedisi i gjelbër dhe rëndësisë të jashtëzakonshme që kanë veçanërisht pyjet, në situatën ku gjendet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota janë, shumë thelbësore ndaj dhe nevoja për të pasur një fokus specifik tek pyjet është jetike por nga ana tjetër ata janë një burim shumë i rëndësishëm i një ekonomie për qytetet tona.

Ne mbyllëm në fund të dhjetorit një tur ku secili prej kryetarëve të bashkive patën një diskutim të detajuar për të gjitha fushat që mbulojnë bashkitë ku pyjet ishin një ndër çështjet që prekëm bashkarisht, ku bashkë me secilin prej kryetarëve që janë të pranishëm këtu sot dhe në thelb ne kemi unifikuar që ka tre arsye pse tipikisht, siç thatë dhe ju, jo gjithmonë janë bërë planet e hartimit dhe jemi në këtë situatë ku gjendemi.

Problemi i parë ka të bëjë me financat. Hartimi i një plani mbarështimi kushton goxha para dhe shpeshherë këto janë sasi fondesh që janë shumë të vështira për t’u aksesuar por janë fonde të cilat në kohë mund të rikuperohen nga bashkitë. Nëse bashkitë i investojnë sot duke i shfrytëzuar më pas pyjet, janë para që ato mund të vijnë pas por nga ana tjetër dua që bashkitë në momentin e parë ti aksesojnë e ti gjejnë këto fonde që janë sasi të mëdhaja parash për buxhetin e këtyre bashkive.

Problemi i dytë ka të bëjë me burimet njerëzore që bashkitë kanë në dispozicion për t’i bërë këto brenda vetes dhe sigurisht ka një problem më të vogël që ka të bëjë me procedurat e mënyrës sesi shkojnë deri në këtë aspekt, ndaj dhe siç kemi biseduar dhe bashkë, ne po mendojmë që të kemi, sigurisht të udhëhequr nga ministria që e ka fushë kompetence menaxhimin e pyjeve, një masë për të ndërhyrë në këtë çështje në mënyre sistematike.

Ne kemi tashmë një eksperiencë shumë më të mirë të para pak viteve me planet e përgjithshme vendore ku qeveria pajtoi atëherë një grup të madh studiosh arkitekturore ndërkombëtare por edhe vendore, të cilat më pas kanë punuar ngushtësisht me bashkitë në hartimin e planeve të përgjithshme vendore të kontrollit të territorit, proces i cili me të gjithë debatet e diskutimet funksionoi shumë mirë në konkluzion pasi ne sot kemi plane të përgjithshme vendore, pothuajse për të gjithë vendin, të cilët kanë qenë një udhërrëfyes shumë i dobishëm në zhvillimin e vendit nga ana e zhvillimit të territorit.

Ne besojmë që një eksperiencë të ngjashme duhet ta ripërsërisim me pyjet ku të kryejmë një mekanizëm të ngjashëm në një proces 3vjeçar, pasi flasim për mbi 318 ekonomi pyjore të cilat nuk kanë një plan mbarështimi.

Duke i ndarë këto në një plan le te themi 3vjeçar, ne kemi mundësinë që duke filluar që nga ky vit me një proces të ngjashëm të mbështetur nga ana e qeverisë dhe t’i gjendemi bashkive në hartimin e planeve të menaxhimeve pyjore dhe kjo është hapi i parë që besoj se përputhim, deri diku, nevojën që bashkitë kanë dhe nevojën që vendi ka për administrimin e pyjeve.

Ky program duhet parë pak, ashtu siç kemi tentuar me të gjitha programet që kemi së fundmi, që të ketë një nivel të caktuar tregues performance, që do të thotë që duhen mbështetur bashkitë të cilat tregojnë nga ana e tyre, të cilat janë të gatshme të bëjnë një pjesë të punës, janë të gatshme të angazhohen, të gatshme të bëjnë një pjesë të punës, të gatshme të angazhojnë njerëz, burime njerëzore e ndonjëherë dhe burime financiare për këtë punë, në mënyrë që të mos mbështesim, le të themi, ata të cilët se kanë vënë shumë ujin në zjarr, por të mbështesim ata të cilat e kanë vullnetin për të realizuar ndryshimin apo për të realizuar këto objektiva, por kanë probleme konkrete e specifike.

Siç dhe realizuam, besoj, me shpërndarjen e mbështetjes në aktin normative të dhjetorit ku u tregua që mbështetja në vitin 2023 iu nda bashkive në përputhje dhe me madhësinë, duke ndihmuar, në fakt, bashkitë siç ndoshta ka ndodhur përpara me ato që kishin pak më shumë probleme.

Ky është programi i parë si pjesë e programit të mbështetjes për bashkitë dhe besoj që nëpërmjet një programi të tillë, ne përmbyllim nevojën akute, të cilën e përshkroi me shumë detaje ministrja Kumbaro, për të ndërhyrë në këtë sektor por edhe nga ana tjetër, deri diku, pamundësinë e bashkive për të ndërhyrë në këtë sektor dhe i bashkuam këto dy nevoja.

Problemi i tretë që duhet të adresojmë bashkarisht është bashkërendimi më i madh i punës mes bashkive në çështjen e shfrytëzimit të fondeve pyjore. Ne sot kemi një situatë të cilën prapë e adresuam bashkarisht në diskutimet që bëmë me njëri – tjetrin me secilin prej jush.

Kemi disa bashki të cilët, për të përmbushur nevojat e popullatës me lëndë drusore për ngrohje, kanë mangësi brenda bashkisë se vet dhe kemi bashki që prodhojnë më shumë sesa është nevoja e tyre dhe shpeshherë ne nuk kemi një bashkërendim punësh mes këtyre dy kategorive bashkish dhe gjëja që ndodh, bashki që prodhojnë lëndë drusore e nxjerrin në treg me dy lekë zakonisht dhe më pas ka disa aktorë që ia shesin bashkive të tjera ose popullate në bashki të tjera me 10 lekë apo 6 lekë. Po e bëj ushtrimin thjesht për ta shpjeguar si logjikë.

Ne besojmë që mund të bëhet më shumë në mënyrë që bashkitë të bashkërendojnë punën drejtpërdrejt me njëri tjetrin, në mënyrë që secila prej palëve të ketë mundësinë të përfitojë nga ky ushtrim. Pra, bashkitë që janë prodhuese të gjenerojnë më shumë të ardhura për veten e tyre por edhe t’i gjenden në mënyrë më të dobishme bashkive që janë në nevojë për këtë produkt. Ndaj dhe një pjesë e dytë e ushtrimit do te jete asistenca e bashkive për të koordinuar ekzaktësisht këtë hapësirë midis prodhimit dhe nevojës, por edhe asistimi në këtë proces. Kështu që, unë besoj se, nëpërmjet këtyre dy proceseve, pra e para një programi kombëtar të mbështetjes së bashkive për hartimin e planeve të mbarështimit dhe një ushtrimi të një elementi koordinues mes bashkive mund të bëjmë punë shumë të mira dhe ta vendosim në një rrugë të mbarë procesin e menaxhimit të pyjeve, që është në një vit shumë të rëndësishëm”.

Previous Prezantohet Kalendari Kombëtar i aktiviteteve për vitin e Pyjeve, Kumbaro: Bashkitë t’i përmbahen ligjit për planet e menaxhimit dhe investimet në pyje