Ministri i Financave, Ervin Mete, nënshkroi me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani, marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedisi pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”.
Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) nëzonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.
Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.
Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtijprojekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.