Ministri Peleshi, komandantja e Gardës së New Jersey dhe ambasadorja Yuri Kim, vizitë në pikën e rekrutimeve në qendër të Tiranës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Peleshi, komandantja e Gardës së New Jersey dhe ambasadorja Yuri Kim, vizitë në pikën e rekrutimeve në qendër të Tiranës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, gjeneral brigade Lisa Hou, e cila ndodhet në Shqipëri vizituan pikën e rekrutimeve të ngritur në qendër të Tiranës. Komandantja e Gardës Kombëtare të New Jersey dhe ambasadorja Yuri Kim diskutuan me pjesëtarë të FA dhe të rinjtë që kanë shprehur interes për të aplikuar për 400 pozicionet e lira dhe për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa shpjegoi reformat e ndërmarra vitet e fundit në Forcat e Armatosura dhe në fushën e mbrojtjes vlerësoi mbështetjen dhe partneritetin strategjik me SHBA. “Jemi duke reformuar edhe infrastrukturën, por edhe sistemin e shpërblimeve, pagesave, trajtimit social të ushtarakëve tanë. Kështu që ka shumë arsye se përse të rinjtë e sotëm ja vlen ta konsiderojnë dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura dhe Akademisë së FA. Unë jam i lumtur që jam sot me dy përfaqësuese të partnerit tonë strategjik që është më pranë Ministrisë së Mbrojtjes, me ambasadoren Yuri Kim, por edhe me gjeneralen Hou nga Garda e Nju Xhersit. Me gardën e Nju Xhersit kemi celebruar 20-vjetorin e partneritetit. Një mbështetje e gjithanshme. Një nga mbështetjet është edhe ngritja e kapaciteteve të pilotëve tanë dhe teknikëve për flotën e re të helikopterëve Black Hawk që ne jemi duke ngritur. Së shpejti presim helikopterët e parë. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë aq më tepër kur siguria dhe mbrojtja është një prioritet i dorës së parë për të gjithë globin”, – u shpreh ministri Peleshi.

Gjeneral brigade Lisa Hou vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me Shqipërinë. “Kemi 20 vjet partneritet dhe ai bëhet më i fortë çdo vit. Ne trajnohemi së bashku, zhvillohemi së bashku dhe e bëjmë njëri-tjetrin më të fortë”, tha Komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit.

Nga ana e saj, ambasadorja Yuri Kim bëri një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë e FA për t’i shërbyer vendit. “Forcat e Armatosura janë shumë të rëndësishme për çdo vend përfshirë SHBA dhe Shqipërinë. Shpresojmë që njerëzit më të mirë të afrohen për t’i shërbyer vendit. Kështu që kjo fushatë rekrutimesh është shumë impresionuese”, – u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim.

I gjithë muaji mars do të jetë muaji i rekrutimeve për pozicionet ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur aplikimet në Qendrën e Personel Rekrutimit, por edhe në pikën e ngritur në qendër të kryeqytetit për t’u dhënë mundësinë të gjithë të rinjve të përfitojnë nga 400 pozicionet e lira, duke garantuar trajtimin të mirë financiar dhe social.

 

Previous Dita Ndërkombëtare e Gruas, Manastirliu-Veliaj: Themel solidariteti, mbi 6200 nëna përfituan nga politika e re e mbrojtjes sociale