Ministri Peleshi vizitë zyrtare në Slloveni: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Peleshi vizitë zyrtare në Slloveni: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizitoi Slloveninë, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Sllovenisë Marjan Ŝarec.

Në bisedën mes dy ministrave u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, jo vetëm në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ministri Peleshi theksoi se: “Sllovenia është një partnere e Shqipërisë dhe një mbështetëse e vendit tonë në rrugën e gjatë të integrimit në Bashkimin Europian”.

Në konferencën e përbashkët për mediat, z. Peleshi tha se e njohu homologun e tij Ŝarec mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi reformat e realizuara si dhe angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare drejt përmbushjes së objektivit madhor atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke vënë theksin tek roli i Shqipërisë në favor të fqinjësisë së mirë, prosperitetit dhe promovimit të vlerave demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ministri Peleshi tha se kërkoi nga homologu slloven të vijonte mbështetjen në përfshirjen e Kosovës në nisma rajonale, në të cilat ajo mund të japë kontributin e saj dhe të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal.

Ministri i Mbrojtjes e njohu ministrin Ŝarec edhe me reformat dhe vëmendjen e veçantë të qeverisë shqiptare për reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu investime në fushën e Mbrojtjes kibernetike, në industrinë ushtarake si dhe përmirësimin e ndjeshëm të trajtimit financiar të ushtarakëve. “Një vëmendje të veçantë po i kushtohet reformave në fushën e edukimit dhe trajnimit të personelit të Forcave të Armatosura, për të cilat personalisht besoj fort se një investim i tillë sot do të sjellë një të ardhme më të ndritur dhe cilësore për ushtrinë shqiptare.”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Ministrat e Shqipërisë dhe Sllovenisë shkëmbyem ide dhe ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes si dhe angazhuan stafet respektive në hartimin dhe implementimin konkret të këtyre ideve.

 

Previous Nis stërvitja ushtarake “Defender 23”