Ministri Salla: Marrëveshje e re me UBT, më shumë mundësi për studentët dhe ekspertizë shkencore për bujqësinë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi mes dy institucioneve, me fokus afrimin e studentëve me tregun e punës dhe zgjerimin e përfshirjes së ekspertizës akademike e shkencore në zhvillimin e sektorit bujqësor. Bashkëpunimi parashikon më shumë mundësi për praktika profesionale, orientim të studentëve dhe informim mbi vendet vakante në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë. Studentët do të mund të aplikojnë sipas profileve të tyre, mbi bazën e meritës dhe konkurrimit të hapur. Marrëveshja përfshin gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, përmes angazhimit të ekspertizës së profesorëve dhe kërkuesve të UBT-së në fusha si bujqësia, veterinaria, siguria ushqimore, ekonomia bujqësore, bioteknologjia, akuakultura dhe administrimi i ujit dhe tokës. Sipas ministrit Salla, marrëveshja synon të krijojë një lidhje më të drejtpërd