Ministria e Drejtësisë tryeza konsultative rreth projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë tryeza konsultative rreth projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Kanë nisur sot në Ministrinë e Drejtësisë tryezat konsultative për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në fjalën e tij, Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja, theksoi rëndësinë e këtij projektligji si një prej nismave ligjore më të rëndësishme në forcimin e mekanizmave mbrojtës të të dhënave personale si dhe kërkoi që çdo institucion të jepte sugjerimet e komentet e tij, të cilat mund të reflektohen në projektligj. Sipas z.Manja përmes kësaj nisme ligjore “përmbushim një prej detyrimeve që buron nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, për përafrimin plotësisht të legjislacionit shqiptar me Rregulloren e Përgjithshme të BE për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Direktivës për përpunimin e të dhënave personale nga organet ligjzbatuese”. Ai nënvizoi se gjithçka është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë të viteve të fundit si dhe është e parashikuar si një nga nismat prioritare në Planin Kombëtar për integrimin Europian 2022-2024. “Ky projektligj ka një rendësi të madhe në rritjen e standarteve të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve si dhe në rritjen e efektivitetit për adresimin e çdo lloj abuzimi”, ka theksuar Ministri i Drejtësisë, I cili ka informuar se për krijimin e këtij dokumenti është bashkëpunuar mes ekspertëve të jashtëm dhe Zyrës së Komisonerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtës së Informimit në një projekt binjakëzimi financuar nga Bashkimi Europian. Ai ka gjetur rastin të falënderojë Zyrën e Komisionerit për punën e kryer, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm përgjatë procesit të hartimit të projektligjit. Nga ana e tij, edhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtës së Informimit z. Besnik Dervishi, ka paraqitur risitë dhe avantazhet e projektligjit të ri, si një mundësi e mirë për të mbrojtur më mirë qytetarët shqiptarë.

Po cilat janë disa nga ndryshimet kryesore mes projektligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, krahasuar me ligjin në fuqi nr 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale:

 

Ndryshimi i parë lidhet me përmirësimin e përkufizimit të termave të përdorur në projektligj, si dhe në prezantimin e termave të reja. Konkretisht, në një nga termat më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është pëlqimi. Përkufizimi i këtij termi ka ndryshuar në mënyrë tillë që si pëlqim të merret çdo element tregues të vullnetit të subjektit të të dhënave, të dhënë lirisht, të informuar dhe të qartë nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me një veprim të qartë pohues, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të, për një ose më shumë qëllime specifike. Ndërkaq, janë prezantuar terma të reja në projektligj si, përpunimi i mëtejshëm, të dhënat e pseudonimizuara, si dhe shtimi i kategorive të të dhënave sensitive.

Në drejtim të të drejtave të subjekteve të të dhënave, projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave.

Gjithashtu, parimet dhe kriteret për përpunimin e të dhënave personale edhe pse mbeten të njëjta, përshkruhen në mënyrë më të detajuar dhe të hollësishme.

Në funksion të mbrojtjes efektive të të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.

Në ndryshim nga ligji aktual, i cili nuk përmban parashikime të posaçme, me këtë projektligj parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike, ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Një ndryshim thelbësor që sjell ky projektligji është rishikimi i mandatit dhe kompetencave të Komisionerit në interes të pavarësisë së tij dhe ushtrimit të funksionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit duke parashikuar për herë të parë, kompetenca ndihmëse, hetimore dhe korrigjuese.

Projektligji prezanton një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij duke rritur në mënyrë të konsiderueshme masën e gjobës, e cila unifikohet me masën e gjobës që zbatohet nga vendet e Bashkimit Europian, si një tregues i qartë për rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor në këtë fushë.

Previous Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut: Investim rrënjësor pas më shumë se 4 dekadash, brenda dhjetorit përfundon faza e parë

Leave Your Comment