Ministrja Kushi nis konsultimin publik për ndryshimet e ligjit të arsimit parauniversitar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi nis konsultimin publik për ndryshimet e ligjit të arsimit parauniversitar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka nisur procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar me mësues, ekspertë, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi. Ndërkohë që në ditët në vijim ky proces do të vijojë me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, Bashkitë, Parlamentin e Nxënësve, shoqërinë civile, etj.

Gjatë prezantimit që bëri Ministrja Kushi, theksoi se këto ndryshime janë nisur edhe nga problematikat e hasura gjatë këtyre viteve në zbatimin e këtij ligji.

Propozimet e bëra në këtë projektligj synojnë:

të implementojnë konceptin e shkollave të mesme të bashkuara;

të sigurojnë edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë, jo vetëm nga shkollat e drejtimit të orientuar, por edhe nga shkollat e tjera 9-vjeçare;

të sigurojmë të drejtën e nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik;

të përfshijnë në institucionet arsimore parauniversitare mësuesin në dispozicion;

të sigurojnë mbështetje institucionale për nxënësit me aftësi të kufizuar nëpërmjet krijimit të Qendrave Burimore;

të sigurojnë mbrojtje për nxënësit, duke ndaluar përfshirjen në sistemin arsimor të personave (mësuesve) të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre;

Në lidhje me propozimin e moshës minimale të hyrjes në klasë të parë, Ministrja Kushi u shpreh se kjo temë ka hapur debat pasi është keqinterpretuar, pasi fëmijët nuk detyrohen që të hyjnë në shkollë 5 vjeç.

“Në fakt qëllimi është krejt tjetër. Nisur në radhë të parë nga zhvillimi që kanë sot fëmijët. por nisur dhe nga arsimi parashkollor që gjithashtu është zhvilluar, sot ne kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor apo në nëntor, ndërkohë që ata kanë bërë klasën parashkollore, ndërkohë që ata janë shumë të zhvilluar ata dinë të lexojnë ata dinë të shkruajnë dhe prindërit e tyre po edhe ekspertët e gjykojnë humbje kohe dhe humbje të interesit të fëmijës nëse ne i lëmë edhe një vit tjetër për shkaqe që i pengon ligji. Atëherë, ne kemi menduar që të drejtën për të hyrë në klasë të parë në shtator ta kenë të gjithë ata fëmijë që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.”- tha ministrja.

Ajo shtoi se kjo është një kërkesë e ardhur nga shumë prindër që duan t’i fusin fëmijët e tyre në klasë të parë, por është pengesë ligjore. Kjo është një praktikë që e kanë shumë vende të tjera, madje ka shtete që fillojnë që 5 vjeç klasën e parë.

Previous Ministria e Drejtësisë tryeza konsultative rreth projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Leave Your Comment