Ministrja Denaj me blegtorët e qarkut të Gjirokastrës, nevojitet bashkëpunim me pikat e grumbullimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Denaj me blegtorët e qarkut të Gjirokastrës, nevojitet bashkëpunim me pikat e grumbullimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me blegtorët e qarkut të Gjirokastrës për t’i dëgjuar dhe diskutuar nga afër me ta mbi problematikat e sektorit.
Në takimi ishin të pranishëm edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe krerët e bashkive Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë.

Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të blegtorëve me pikat e grumbullimit. “Theksova se institucionet nuk mund të ndërhyjë në çmimin e produktit dhe zgjidhja duhet të vijë me bashkëpunimin mes palëve dhe formalizimin e marrëdhënies mes pikave të grumbullimit dhe blegtorëve, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë e favorshme për të gjithë”, u shpreh ministrja Denaj.

Denaj siguroi se Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë mbështetje për blegtorinë, duke rritur investimet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizuar sigurinë ushqimore dhe garantuar zgjidhje për kullotat. “Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë mbështetje për blegtorinë, duke rritur investimet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizuar sigurinë ushqimore dhe garantuar zgjidhje për kullotat”, tha Denaj.

Ndërsa ministrja Kumbaro u ndal gjatë fjalës së saj në treguesit pozitiv të turizmit që i atribuen edhe kulinarisë dhe prodhimit vendas.
Sot tha ajo, kemi arritur të kemi një shifër rekord të turistëve dhe vizitorëve të huaj që vijnë në vendin tonë dhe krahas turizmit natyror, detar e malor, atij kulturor e të aventurës, interest ë veçantë po merr turizmi kulinarisë i traditës dhe shijes me prodhimet bujqësore dhe blegtorale të vendit.

Në këtë konteks, vijoj Kumbaro politikat tona synojnë zhvillimin e turizmit të qendrueshëm që njëkohësisht mbështet dhe nxit prodhimin bujqësor e blegtoral vendas, duke gjeneruar kështu më shumë treg dhe të ardhura për familjet fermere.

Kumbaro e cilësoi agroturizmin një anë të forte që mbështet zhvillimin e turizmit në Shqipëri, ku padyshim rol të rëndësishëm ka prodhimi bio. Gjej rastin tha Kumabro të inkurajoj blegtorët dhe fermerët të rrisin cilësinë e prodhimeve si rruga e duhur për zhvillimin e qendrueshëm.

Previous Ministri i Financave, Ervin Mete, merr pjesë në takimin “Inovacioni në Sistemin Financiar”