Ministrja Denaj vizitë zyrtare në Mal të Zi: Zgjerojmë urat e bashkëpunimit edhe në fushën e bujqësisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Denaj vizitë zyrtare në Mal të Zi: Zgjerojmë urat e bashkëpunimit edhe në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë për zgjerimin e urave të bashkëpunimit edhe në fushën e bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku u takua me ministrin e Bujqësisë, Vladimir Joković.

“Me homologun, Vladimir Joković, folëm për rritjen e pjesëmarrjes në panairet respektive të bujqësisë dhe organizimin e forumeve të biznesit, si një mundësi për krijimin e partneriteteve të reja mes bizneseve shqiptare dhe malazeze”, u shpreh ministrja Denaj, pas takimit.

Ministrja bëri të ditur se do të lehtësohen procedurat e kontrolleve në kufi dhe njohjen e ndërsjellë të certifikatave fitosanitare dhe veterinare, për të shpejtuar lëvizjen e mallrave dhe rritur eksportet “Made in Albania” drejt Malit të Zi.

Ministrja Denaj po ashtu tha se gjatë takimit u trajtua edhe çështja e menaxhimit të peshkimit në liqenin e Shkodrës. “Morëm angazhimin për më shumë bashkëpunim mes grupeve teknike dhe të pushtetit vendor, për ndalimin e peshkimit të paligjshëm”, deklaroi Denaj.

Gjatë kësaj vizite delegacioni zyrtar i MBZHR-së pa nga afër modele suksesi të bizneseve malazeze në pulari, agropërpunim dhe në prodhimin e verës. Këto sipërmarrje bashkëpunojnë ngushtësisht me bizneset shqiptare për të siguruar ushqimin për shpendët dhe frutat e perimet, që më pas i përpunojnë në fabrikat e tyre.

Previous DRSHTRR Berat me sistem fotovoltaik