Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu takim me stafin mjekësor të Urgjencës së QSUT - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu takim me stafin mjekësor të Urgjencës së QSUT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu zhvilloi një takim me stafin mjekësor të Urgjencës së QSUT, me të cilët diskutoi në lidhje me investimet në infrastrukturën spitalore, si dhe ndikimin që kanë këto investime në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe rritjen e cilësisë për sa i përket pajisjeve moderne mjekësore.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Koçiu nënvizoi se kjo infrastrukturë e ndërtuar tërësisht nga e para është e pajisur me mjetet më të fundit diagnostikuese, sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu znj. Koçiu është takuar edhe me shefat e sapoemëruar të shërbimeve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim të hapur mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor, trajnimin e stafeve mjekësore me teknologjitë e reja dhe programet e mbështetjes së personelit mjekësor.

Previous Nju Jork, Ministri Hasani: Shqipëria gati për të marrë kryesimin e SEECP-së