Ministrja Ibrahimaj takohet me përfaqësues të bizneseve eksportuese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj takohet me përfaqësues të bizneseve eksportuese

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të bizneseve eksportuese, për të diskutuar mbi shqetësimet e ngritura prej tyre lidhur me forcimin e kursit të këmbimit të lekut ndaj monedhës euro.

Ministrja Ibrahimaj shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve eksportuese dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për të tejkaluar situatën aktuale, në mënyrë që impakti i kursit të këmbimit të jetë sa më i vogël në aktivitetin e tyre ekonomik.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve eksportuese, pasi shprehën shqetësimet dhe problematikat që janë krijuar si rezultat i vlerësimit të lekut dhe zhvlerësimit të euros, dhanë edhe disa sugjerime, të cilat u diskutuan me përfaqësuesit e MFE.

Gjatë diskutimit, palët ranë dakord për disa propozime që mund të merren në konsideratë, si një analizë e thelluar për të kuptuar ecurinë e kursit të këmbimit në muajt e fundit;

Vlerësimi i humbjes financiare, në mënyrë të vlerësohet mbi masat që mund të marrë qeveria për të ndihmuar dhe lehtësuar bizneset eksportuese sa i përket reduktimit të kostove të tyre.

Ministrja Ibrahimaj kërkoi që të zhvillohet një takim i dytë me përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese, ku të pranishëm të jenë dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, si institucioni përgjegjës lidhur me monitorimin dhe vlerësimin e kursit të këmbimit në vend.

Previous Rruga e Arbërit, çelet segmenti i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit që rrit në standardet optimale sigurinë rrugore