Shërbime konsullore për shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë, mbyllet me sukses projekti “Ishujt 2023” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shërbime konsullore për shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë, mbyllet me sukses projekti “Ishujt 2023”

Ka përfunduar me sukses projekti “Ishujt 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga shtetasit shqiptarë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth.

Brenda periudhës 24-29 prill 2023, janë ofruar gjithsej 809 shërbime në total, nga të cilat: 746 aplikime për pasaportë dhe kartë ID dhe 63 veprime të tjera konsullore, duke iu shërbyer çdo qytetari që u paraqit në sportelet e zyrave provizore të caktuara.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar dhe do të vijojë me projekte të tjera për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Previous Ministrja Ibrahimaj takohet me përfaqësues të bizneseve eksportuese