Ministrja Koçiu: Kombet e Bashkuara vlerësojnë punën e Shqipërisë për parandalimin e diskriminimit ndaj grave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu: Kombet e Bashkuara vlerësojnë punën e Shqipërisë për parandalimin e diskriminimit ndaj grave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore.
Gjatë këtij takimi u diskutua për harmonizimin e përpjekjeve ndërmjet institucioneve në luftën kundër dhunës ndaj grave, si dhe rëndësinë e kontributit të të gjithë aktorëve në rritjen e ndërgjegjësimit për të mos justifikuar dhunën në asnjë formë dhe ditë të vitit.

Ministrja Koçiu deklaroi se Komiteti i Ekspertëve të Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria për zbatimin e Konventës për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, por ne mbetemi të angazhuar për të bërë më shumë.

Ministrja Koçiu theksoi po ashtu se hartimi dhe implementimi i Strategjisë Ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave të krimit për vitet 2024-2030, si dhe Plani i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB-së për “gruan, paqen dhe sigurinë”, konkretizojnë më tej përpjekjet në këtë betejë, pasi nga kontributi i grave përfiton e gjithë shoqëria.

Previous Mirënjohje Skuadrës Kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian