Ministrja Koçiu në Qendrën e re Shëndetësore të Bathores: Primare, ofrimi i shërbimit në banesë për pacientët. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu në Qendrën e re Shëndetësore të Bathores: Primare, ofrimi i shërbimit në banesë për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi sot Qendrën Shëndetësore të Bathores, Kamëz, e rikonstruktuar tërësisht si pjesë e programit madhor të qeverisë për transformimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.
Falë këtij investimi është mundësuar transformimi i mjediseve që do të ofrojë kushte bashkëkohore dhe shërbime të reja socio-shëndetësore për rreth 16 mijë banorë të kësaj zone.

Në bashkëbisedim me drejtuesit dhe stafin mjekësor, ministrja Koçiu nënvizoi si prioritet edhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit parësor për të sëmurët në banesa të cilët e kanë të pamundur të paraqiten në strukturën shëndetësore.

“Ajo që është primare për ne është që të jemi sa më afër shtëpive dhe me shërbimin në banesë. Do të ishte një nga gjërat që unë do t’ua lija si detyrë. Pra gjithë atyre të pamundurve që nuk vijnë dot, nuk aksesojnë dot strukturën shëndetësore, të mund t’u gjendemi edhe me shërbime në banesë aty ku është i sëmuri”, – deklaroi Koçiu.

Ministrja u ndal edhe te rritja e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me buxhetin e vitit 2024.

“Janë infermierët tani në vëmendje dhe mjekët e përgjithshëm të cilët do të kenë gjithashtu një rritje të konsiderueshme të rrogës që besoj se ju nxit dhe ju motivon më shumë për të shërbyer më me përkushtim dhe më me profesionalizëm”, – u shpreh ministrja Koçiu.

Në Qendrën Shëndetësore Bathore, e cila është qendra kryesore e kujdesit parësor shëndetësor në këtë zonë, ofrohen një sërë shërbimesh nga mjekët e përgjithshëm, mjekët pediatër, shërbimi konsultor i gruas, por edhe i psikologut.

Pas rinovimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, Buxheti 2024 do të mbështesë rikonstruksionin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

Previous Ministeriali i OSBE, Ministri Hasani: Evropa e sigurtë vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës