Ministrja Koçiu nga Kongresi i II-të Ndërkombëtar i Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor: Mbi 5 mijë të punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu nga Kongresi i II-të Ndërkombëtar i Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor: Mbi 5 mijë të punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, mori pjesë sot në punimet e Kongresit të II-të Ndërkombëtar të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor.
Me temën “Profesionistët e kujdesit shëndetësor së bashku për një shërbim sa më cilësor me standard; Komforti dhe përkujdesi, kujdesi infermieror, aspekte të shëndetit dhe vlerat etike”, Kongresi i UISH 2023 ka bërë bashkë rreth 30 mijë profesionistë të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Në fjalën e saj të hapjes, ministrja Koçiu ka theksuar rëndësinë e platformës elektronike “Infermierë për Shqipërinë” në rritjen e numrit të punësimeve dhe aplikimeve.

“Që nga ndërtimi i platformës elektronike “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar mbi 5.000 profesionistë të shkencave mjekësore teknike, mes tyre infermierë, mami, teknikë laboratori, teknikë imazherie, fizioterapeut, etj. Nga Janari 2023 e në vazhdim janë punësuar pranë institucioneve të ofrimit të shërbimit shëndetësor publik rreth 950 profesionistë të shkencave mjekësore teknike”, deklaroi ministrja.

Koçiu nënvizoi se “aktualisht është në përmbyllje procesi i thirrjes së hapur në muajin Gusht 2023 në të cilin janë regjistruar 2.821 aplikime”.
Ministrja ka shtuar se “nëse do të ndalemi tek mbështetja financiare, është fakt se kemi rritur prej pikënisjes me 63 % pagat për personelin mjekësor”.

Koçiu u shpreh se “shtrirja e autonomisë spitalore përgjatë 2-3 viteve në vijim është një tjetër masë që pritet të rrisë përfitimet për personelet mjekësore, përfshi infermierët”.

“Sot, personeli ynë mjekësor nuk punon më në relike të së shkuarës dhe as në paradhoma të botës tjetër, por në spitale dhe qendra mjekësore modere, të mirëpajisura dhe edhe pse jemi larg të qënit perfekt, në qendra të furnizuara rregullisht, me më shumë barna jo vetëm në sasi e numër, por edhe në larminë e fushës së tyre të veprimit. 20 spitale dhe 340 qendra mjekësore të rinovuara tërësisht, pajisje moderne dhe një manaxhim efikas, më tepër barna, si dhe mundësia për t’u rritur hap pas hapi përmes kualifikimeve të ofruara kanë ndihmuar në rivendosjen në vend të dinjitetit të mjekut dhe infermierit.Nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, investimi jo vetëm në infrastrukturë, por edhe tek njeriu, tek infermieri dhe mjeku do të vazhdojë të rritet”- ka thënë ministrja Koçiu.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja falenderoi rreth 13 mijë infermierë që shërbejnë në sistemin parësor dhe spitalor.

Presidentja e UISH Blerina Duka, gjatë fjalës së saj u shpreh se “Për të rritur cilësinë e ofruar ndaj pacientit, duhet të jemi të bashkuar. Me këtë Kongres të dytë kemi mbërritur në një fazë tjetër, nuk jemi vetëm infermierë por të gjithë profesionistët bashkë. Sfida e pandemisë na mësoi se vetëm bashkë mund të ndihmojmë shoqërinë për t’ia dalë. Urdhëri ka punuar për të rritur cilësinë e shërbimit dhe edukimit. Numri i profesionistëve ka arritur mbi 30 mijë. Qëllimi ynë është të kemi përherë profesionist më të mirë, në shërbim të qytetarit”.

Paul De Raeve, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierisë, i ftuar në këtë Kongres Ndërkombëtar, është ndalur pikërisht te rëndësia e përfaqësimit ndërkombëtar të këtij takimi.

“Është kënaqësi të jem pjesë e këtij takimi me profesionistë nga e gjithë bota. Duhet të ndikojmë te njëri tjetri për të marrë më të mirën sepse vetëm kështu mund t’ia dalim.”- tha De Rave.

Përgjatë dy ditëve, të pranishmit do të mësojnë e ndajnë përvojat për të forcuar rrjetin, fuqinë punëtore të infermierisë dhe të profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor.

Synimi i këtij kongresi është të rris standarded dhe përmirësojë sigurojë kushteve më të mira të punës, optimizimi i fushës së praktikës së Infermierëve, Mamive, Fizioterapistëve, Teknik – laboratori, Teknik – imazherie dhe Logopedistëve, deri te udhëheqja e infermierisë, respekti për profesionin dhe një ndikim në politikat shëndetësore në të gjitha nivelet.

Previous Njoftim për shtyp 26.10.2023