Ministrja Krifca dhe homologu italian Lollobrigida, nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e Bujqësisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Krifca dhe homologu italian Lollobrigida, nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e Bujqësisë

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit italian në Tiranë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe homologu i saj italian, Francesco Lollobrigida, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Në thelb të këtij memorandumi është rritja për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme mes të cilave promovimi i  mundësiveë tregtare dhe investuese për bizneset, veçanërisht në sektorët e agroindustrisë dhe të përpunimit të ushqimit, nxitja në shkëmbimin e përvojave në sektorin e kultivimit të ullirit dhe përpunimin  e vajit, vreshtarinë dhe prodhimin verërave, si dhe në fushën e prodhimit të bagëtive për bulmet dhe mish.

Gjithashtu vend të rëndësishëm zë promovimi i bashkëpunimit bashkëpunimin teknologjik në fushën e mekanizimit bujqësor dhe teknikave agronomike si dhe aspekte të tjera në zhvillim të Bujqësisë.

Vizita e ministrit Italian Lollobrigida, vjen pas vizitës së suksesshme të Krifcës në Itali në fillim të dhjetorit të kaluar, ku gjatë takimit mes tyre homologët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme për të dy vendet si mundësia e rritjes së prezencës së produkteve shqiptare në tregun italian, rritja e potencialit të bashkëpunimit për ullirin apo edhe lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime.

Axhenda e vizitës së ministrit italian të Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë Francesco Lollobrigida është pasuruar edhe me takime me biznesin italian në vendin tonë, por edhe me prodhues vendas të verës dhe të ullirit, ky kultura mesdhetare për të cilat shkëmbimi i përvojës do të rezultonte tejet pozitiv.

Në fokus të bisedimeve në takimin dypalësh me homologun italian, ministrja Krifca vuri theksin në zgjerimin e tregjeve për eksportet shqiptare si dhe mbështetjen për programet shqiptare të zhvillimit rural.

Vizita e ministrit të Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë Francesco Lollobrigida përbën zhvillim pozitiv për nxitjen e marrëdhënieve mes palëve edhe në fushën e Bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe lidhjes së partneriteteve të qëndrueshme për zgjerimin e eksporteve shqiptare në tregje të reja.

Ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë Francesco Lollobrigida zhvillon këtë vizitë zyrtare pune në Tiranë, me ftesë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Previous Ministrja Xhaçka merr pjesë në punimet e Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut