Ministrja Kushi: Ligji nuk paralizon, nuk detyron, por mbështet ata studentë të qëndrojnë e kontribuojnë për 2, 3 apo 5 vite. Ata që kundërshtojnë nuk po sjellin asnjë rrugëzgjidhje - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi: Ligji nuk paralizon, nuk detyron, por mbështet ata studentë të qëndrojnë e kontribuojnë për 2, 3 apo 5 vite. Ata që kundërshtojnë nuk po sjellin asnjë rrugëzgjidhje

Pjesë nga fjala e ministres Kushi:
“Në vazhdën e masave të deri tanishme, ne kemi sjellë këtë projektligj, i cili nuk paralizon, nuk detyron, por mbështet më shumë ata studentë që vendosin të qëndrojnë apo kontribuojnë për 2, 3 apo 5 vite.  Si do t’i mbështesim? Do t’i mbështesim me tarifa minimale, do t’i mbështesim me punësim prioritar, me strehim social, kredi të buta, pra me një sërë mekanizmash.
Ndërkohë që opozita në mënyrë të vazhdueshme e kundërshton projektligjin, siç kundërshtojnë në fakt çdo politikë e nisëm tonën, por pa sjellë asnjë rrugëzgjidhje, asnjë sugjerim. Ajo që ju thoni, janë vetëm ato që ne tashmë i kemi bërë, edhe përmirësimi i kushteve, edhe investimet edhe rritja e pagave. Por janë ta pamjaftueshme të nderuar kolegë dhe këtu ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Çfarë do të bëjmë për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë.
Do t’i lëmë spitalet edhe qendrat shëndetësore që pas pak vitesh të zbrazen. Është detyrimi ynë i përbashkët që të plotësojmë pikërisht atë detyrim kushtetues që thashë pak më parë të plotësojmë nevojat e qytetarëve nevojat tona nevojat e prindërve tanë të gjyshërve tanë për shërbim shëndetësor dhe këto nevoja do të jenë vazhdimisht në rritje jo vetëm për shkak të  fenomenit të largimit por veçanërisht për të përmirësuar standardin që të arrijmë atë treguesin 2.6 e 3.6 siç e kanë vendet e tjera të zhvilluara. Dhe për këtë ne duhet të reagojmë sot.
Nuk është sot gjendja emergjente sot gjendja është shumë e mirë, por gjendja emergjente do të jetë nesër. Nëse ne nuk bëjmë asgjë sot dhe ju e dini që për tu përgatitur profesionist në fushën e tyre të mjekësisë duhen vite minimumi duhen 6 vite ne nuk do presim që të jemi në krizë, ne nuk do presim që institucionet tona shëndetësore të jenë në kolaps dhe pastaj të fillojmë të mendojmë se çfarë do të bëjmë. Jo, ne duhet të mendojmë sot.
Ne duhet të reagojmë sot. Ne duhet të ndërmarrim nisma sot që nesër të mos jetë vonë. Dhe i ndërmorëm këto masa dhe me procedurë të shpejtuar pikërisht që studentët e vitit të parë që pas pak javësh do kenë testin e digjitalizuar t’i njohin mirë kushtet para se të marrin vendimin.
Pra vetëm kjo është arsyeja që ligji ka ardhur me mënyrë të përshpejtuar. Në qoftë se ne nuk e miratojmë sot dhe në qoftë se studentët e vitit të parë nuk e dinë sot, nesër, gjatë këtyre ditëve, përpara se të hynë në provimin e digjitalizuar, atëherë ne humbasim 1 apo 2 vite kohë ndërkohë që pas një viti apo 2 vitesh mund të jetë vonë. Edhe një lajm tjetër të mirë e kam për studentët ne ditën e djeshme kemi miratuar si qeveri skemën e kreditimit studentor çka është një mundësi me shumë për studentët dhe jo vetëm studentët e  mjekësisë ata që vinë nga familje me vështirësi ekonomike që të ndjekin studimet e larta për të marrë një kredi.
 Dua të shtoj diçka në fakt ju e dini që studentët e Universitetit të Mjekësisë paguajnë një tarifë shumë të ulët në raport me koston që I kushton universitetit apo buxhetit të shtetit dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ne duhet që pikërisht me këta student të bashkëpunojmë për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët tanë. Janë të gjithë qytetarët që kontribuojnë me taksat e tyre që ta student të studiojnë të informohen me tarifa minimale madje pjesa më e madhe e tyre ose nuk paguajnë tarifa për shkak të “Paktit me Universitetin” ose paguajnë gjysmën tarifa apo pjesa më e madhe e tyre edhe marrin bursa.
 Atëherë gjithë këta studentë pra që diplomohen me kontributin e gjithë qytetarëve me kontributin e gjithë shoqërisë a nuk mendoni që duhet të japin kontribut 2 vite 3 vite apo 5 vite? Gjithmonë në këmbim të përfitimeve të punësimit prioritar të strehimit social dhe natyrisht të gjitha këtyre masave që thamë dhe shtesë dhe kredia studentore e cila ju jep mundësinë të gjithë maturantëve të gjithë qytetarëve që mund të kenë përfunduar dhe studimet para disa vitesh por për shkak të arsyeve ekonomike nuk kanë arritur dot të ndjekin studimet sot, ata e kanë këtë mundësi.
 Kështu që unë i bëj thirrje edhe maturantëve edhe familjeve të tyre që deri më sot nuk kanë patur mundësi t’i mbështesin kostot e studimeve të fëmijëve të tyre duhet ta dinë që sot kanë edhe një mundësi më shumë përveç programeve prioritare të cilave ne u ofrojmë bursa studimi sa paga minimale përjashtim nga tarifa. Sot të gjithë studentët kanë edhe kredi studentore një detyrim në fakt i arsimit të lartë, nuk mburremi kemi bërë thjesht detyrën por ama do t’i bëja thirrje të gjithë prindërve të gjithë studentëve të gjithë maturantëve që ta vlerësojnë dhe këtë mundësi.”
Previous Kushi në parlament: Kemi detyrimin të garantojmë shërbim shëndetësor për qytetarët. Duhet të veprojmë sot, nesër mund të jetë vonë!