Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e ministrisë, Ambasadoren e Bashkimit Evropian Znj. Christiane Hohmann, me të cilën patën një diskutim të frytshëm në lidhje me përfshirjen e universiteteve shqiptare në Aleancat Evropiane të Universiteteve, si një mundësi e mirë për programe të përbashkëta dhe të dyfishta në kuadër të ndërkombëtarizimit të institucioneve shqiptare të arsimit të lartë.
Znj. Kushi në një postim në rrjete sociale shprehet se gjithashtu gjatë takimit u fol edhe për Programin e BE-së Erasmus+, për të cilin ka nisur tashmë puna për anëtarësim të plotë në mënyrë që pedagogët, studentët dhe universitetet në Shqipëri të përfitojnë sa më shumë nga programet e shkëmbimit me universitetet më prestigjioze evropiane.