Ministrja Kushi vizitë në UPT: E lumtur që vij në këtë universitet pas lajmit të mirë të rritjes së pagave të pedagogëve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi vizitë në UPT: E lumtur që vij në këtë universitet pas lajmit të mirë të rritjes së pagave të pedagogëve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës Për të diskutuar dhe ndarë opinione për politikat dhe projektet që lidhen me përmirësimin e mëtejshëm të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Ministrja është shprehur se ndihet e lumtur që në këtë universitet shkon me lajmin e mirë të rritjes së pagave të pedagogëve për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër, ku vitin e kaluar rritja u bë 15%, me 7% nga buxheti i shtetit, ndërsa në muajin prill të këtij viti kjo rritje u bë 30%, nga ku 20% janë nga buxheti i shtetit.

Ministrja Kushi, duke shfrytëzuar këtë takim në UPT, bëri thirrje që të gjitha universitetet të nxisin dhe rrisin interesin e studentëve për degët ‘prioritet kombëtar’ duke përfituar nga mbështetja studentore me përjashtim nga tarifat dhe bursa sa paga minimale.

Gjithashtu Znj. Kushi kërkoi që krahas aplikimeve të universiteteve me projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kërkimit shkencor, të rrisin aplikimet edhe për projekte të përbashkëta me biznesin, por po ashtu edhe për projekte kërkimore të përbashkëta me universitete të Kosovës, pasi për këto projekte ka tashmë ka një mbështetje të veçantë financiare për universitetet shqiptare.

Ministrja kërkoi gjithashtu që stafi akademik të japë mendime dhe sugjerime për Strategjinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, drafti i së cilës është tashmë publik.

Previous Korçë: Ndeshjet e fundit në nivel qarku për disiplinën e basketbollit