Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur në Izrael, ku si pasojë e të cilit humbën jetën 5 persona.
Ministrja Xhaçka ka dënuar ashpër këtë akt barbar, duke theksuar se vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur.
“Ne qëndrojmë pranë Izraelit kundër këtyre sulmeve të tmerrshme terroriste. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave. Ne inkurajojmë dhe mbështesim çdo hap drejt një procesi gjithëpërfshirës paqeje në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës i këtij lloji brenda një jave në Izrael.