Ministrja Xhaçka në Këshillin e Sigurimit: Rusia zgjodhi të shkojë në luftë, duhet të mbajë përgjegjësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka në Këshillin e Sigurimit: Rusia zgjodhi të shkojë në luftë, duhet të mbajë përgjegjësi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi në takimin për ‘Garantimin e përgjegjësisë për mizoritë e kryera në Ukrainë’, bashkëorganizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe bashkësponsorizuar nga 34 vende anëtare të OKB. Ministrja Xhaçka theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës ndaj Ukrainës.

Sipas saj, bota ende nuk ka një mënyrë më të mirë, më efikase për të siguruar që krime të tilla të mos ndodhin më, përveç mbajtjes së përgjegjësisë.

“Një vend gjoja rojtar i sistemit, ka nisur një luftë të zgjedhur kundër një fqinji, duke kryer krime të paimagjinueshme në këtë proces. Pse? Jo sepse u sulmua, jo sepse u kërcënua, por sepse zgjodhi “, tha kryediplomatja Xhaçka.

Në fjalën e MEPJ nuk kanë munguar as referencat historike me atë që dikur ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor.

“Unë vij nga Ballkani Perëndimor. Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd, për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë”, paralelizoi ajo.

Xhaçka solli në vëmendje ngjarjet e vitit 1999, kur Shqipëria strehoi qindra familje që kishin ikur nga lufta brutale dhe fushata e spastrimit etnik në Kosovë.

“Thellë në memorien time nga ajo kohë ka mbetur ajo ndjenja e pafuqisë për të ndaluar atë që po ndodhte duke besuar fort se kushdo që po i kryente ato krime të tmerrshme duhej të paguante”, tha ajo.
Ministrja shqiptare ka kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi.

“Llogaridhënia ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, parimeve të Kartës së OKB-së, vlerave tona të përbashkëta dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të dështojmë që pergjegjesit të japin llogari”, përfundoj Xhaçka fjalimin e saj.

Kjo mbledhje ishte një nga më të rëndësishmer e këtij viti në Këshillin e Sigurimit dhe fakti që Shqipëria e drejtoi atë, e bën akoma më të veçantë për Tiranën zyrtare.

Në takim u paraqitën relacione nga Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, më pas prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i ngarkuar me hetimin në Ukrainë, Karim Asad Ahmad Khan dhe kryeprokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, sipas së cilës, janë dokumentuar mbi 8 mijë raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse gjatë luftës së saj kundër Ukrainës.

Po ashtu pjesë e mbledhjes ishte edhe Amal Clooney, bashkëpresidentja e Fondacionit Clooney për Drejtësinë dhe drejtuesja e organizatës Human Rights Watch për krizat dhe konfliktet, Ida Sawyer.

Prokurori Khan, në fjalën e tij ka falënderuar Shqipërinë për bashkëdrejtimin e këtij formati. Ndërsa Clooney tha se Ukraina është kthyer në një “thertore në zemër të Evropës”.

Sipas saj mbështetja për Ukrainën, do të thotë që të mbështesësh Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Kjo, sepse “në Ukrainë ka prova të pashmangshme që po kryhet gjenocid”.

Previous Replikë e Kryeministrit Edi Rama në seancën parlamentare

Leave Your Comment