Ministrja Xhaçka në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.

Ministrja Xhaçka theksoi rolin e procesit të integrimit evropian në sigurimin e paqes, prosperitetit e stabilitetit rajonal e më gjerë dhe bëri thirrje për të ruajtur momentin e siguruar në 2022, si edhe duke shprehur pritshmëritë për avancimin e këtij procesi përgjatë vitit 2023.

“Shpreha vlerësimin për rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Nga pikëpamja jonë kjo do të thotë, se pari përparim në procesin e negociatave, duke hapur këtë vit negociatat për grupin e parë të kapitujve. Së dyti, stabiliteti kërkon rritje ekonomike në vendet tona. Reformat që Shqipëria ka ndërmarrë janë kyç për rritjen ekonomike por na nevojitet një mbështetje më domethënëse e BE. Së treti, kërkova mbështetje për forcimin e kapaciteteve tona për t’u përballur me sfidat e kohëve që po jetojmë, sidomos mbrojtjen kibernetike”, u shpreh kryediplomatja shqiptare pas takimit.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Ministri Grek i Punëve të Jashtme, zoti Dendias, Ministrja Olta Xhaçka e ftoi atë që të monitorojë nga afër zhvillimet rreth tyre, duke e lejuar në të njëjtën kohë drejtësinë shqiptare të bëjë punën e saj pa presione të jashtme.

“I shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor. Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe ku nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë. Për pavarësinë e gjyqësorit ne jemi investuar në mënyrë serioze sikundër është investuar edhe BE dhe vendet anëtare”, tha ajo.

Në fokus të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me Ministrat e Jashtëm të vendeve të BP ishin çështje si: agresioni rus në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian, çështje të sigurisë etj.

Previous Nis stërvitja “Defender Europe 2023”, Peleshi: Rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë me SHBA