Ditën e nesërme, më datë 14 prill 2023, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno.
Pritet që palët gjatë diskutimeve të tyre të fokusohen përveç bashkëpunimit dypalësh, edhe në trajtimin e linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së.
Në këtë kuadër do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi në forcim të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, mes tyre.
Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për shtyp.