Ministrja Xhaçka pret nesër në takim MPJ e Spanjës Albares - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka pret nesër në takim MPJ e Spanjës Albares

Ditën e nesërme, më datë 14 prill 2023, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno.

Pritet që palët gjatë diskutimeve të tyre të fokusohen përveç bashkëpunimit dypalësh, edhe në trajtimin e linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së.

Në këtë kuadër do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi në forcim të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, mes tyre.

Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Previous Ministrja Ibrahimaj në seminarin e FMN: Përballuam tre kriza të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare u rrit me 4.84 % në 2022