Ministrja Xhaçka prezanton objektivat për 2023: Kemi arsye për të parë me optimizëm nga viti që po vjen - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka prezanton objektivat për 2023: Kemi arsye për të parë me optimizëm nga viti që po vjen

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë për shtyp me Kryenegociatoren për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, foli mbi arritjet e vitit që shkoi si dhe prioritet për 2023 në politikën e jashtme të Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka i cilësoi arritjet e Shqipërisë në 2022 si të paprecedenta, teksa përmendi disa nga çastet më të rëndësishme si: marrja e mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB, hapja e negociatave në korrik dhe mbajtja në Tiranë të Samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ndër vlerësimet e Komisionit Evropian, më i larti është ai për politikën tonë të jashtme: Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë dhe ka nivel të mirë përgatitjeje në fushën e politikës së jashtme. Pas nisjes zyrtare të negociatave, Shqipëria përmbylli procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit për Grupimin e kapitujve themelorë. Synohet që në pranverë të vitit 2023, të merret vlerësimi i Komisionit nëpërmjet raportit screening për Grupkapitujt themelorë, nëpërmjet të cilit Shqipëria do të marrë zyrtarisht piketat hapëse. Plotësimi i piketave hapëse do të na mundësojë mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare që do të hapë negociatat për Grupkapitujt themelorë.”-tha ajo.

Kryediplomatja shqiptare deklaroi se disa nga prioritetet e Shqipërisë për vitin 2023 përfshijnë: forcimin e mëtejshëm të rolit në rajon, thellimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, forcimin e mëtejshëm të angazhimit me diasporën shqiptare, përmirësimin e shërbimeve konsullore etj.

“Këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit dhe do të mikpresë Samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit. Samitet në Tiranë në 2022 dhe 2023 janë shprehje e forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon. Është nxitja nga Shqipëria e bashkëpunimit në rajon – për të cilën Ballkani i Hapur luan një rol kyç – që bëri të mundur përparimin që bëmë këtë vit në Procesin e Berlinit. Mbi bazën e arritjeve që ju paraqita dhe planeve tona ambicioze për këtë vit, teksa hedhim sytë pas nga viti që po mbyllet, besoj që me gjithë vështirësitë që na është dashur të përballojmë, kemi arsye për t’u ndjerë krenarë, e mbi të gjitha, kemi arsye për të parë me optimizëm nga viti që po vjen, me bindjen që përpara na presin ditë më të mira e më të begata”, tha kryediplomatja shqiptare.

Previous Komiteti Teknik i Ekspertëve