Miratohet vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare, për shtetasit e huaj që kontribuojnë në fushën e Arsimit, Shkencës dhe Sportit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratohet vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare, për shtetasit e huaj që kontribuojnë në fushën e Arsimit, Shkencës dhe Sportit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për akordimin e shtetësisë shqiptare për shtetasit e huaj që kontribuojnë në fushën e Arsimit, Shkencës dhe Sportit. Ky vendim, hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, vjen në radhë, pas atij që lidhet me kontribuesit në fushat e Artit dhe Kulturës, veprimtaria e të cilëve paraqet interes të veçantë për shtetin shqiptar. Ai ka qëllim krijimin e kuadrit nënligjor rregullues, për përcaktimin e kritereve teknike dhe procedurave për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetasit e huaj, kontributorë në fushat që përmenda. Në vendim përcaktohen kriteret teknike që duhet të plotësohen, dokumentacioni i nevojshëm si dhe hapat procedural, që do të ndiqen nga Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në varësi të Ministrisë së Brendshme, për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetas të huaj të cilët kontribuojnë në këto fusha.

Fjala e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë:

Përshëndetje,

Sot miratuam një vendim në qeveri që merret me dhënien e shtetësisë shqiptare të shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatuara në fushën e arsimit, shkencës edhe sportit.

Është një vendim që vjen si plotësim i një neni në ligjin e ri për shtetësinë që kemi miratuar, që e hap këtë të drejtë dhe përcakton të gjitha procedurat, kriteret dhe afatet e institucioneve shtetërore që janë të përfshira në këtë proces, për dhënien sa më shpejt të shtetësisë shqiptare, për këta persona me kontribute të spikatura.

Me këtë vendim, përveçse i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitetet e arsimit dhe shkencës, bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si një instrument për përthithjen e talenteve të rinj, apo rekordmenëve, që nëpërmjet fitimit të shtetësisë shqiptare të përfaqësojnë shtetin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare. Faleminderit.

Previous Vendimi i Bordit të Transparencës datë 05.04.2022

Leave Your Comment