Nderim dhe mirënjohje për Dhimitër Anagnostin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nderim dhe mirënjohje për Dhimitër Anagnostin

Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur, i cili u shua në moshën 89 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë.

Në një dedikim të ndjerë për humbjen e tij, një ditë më parë, Kryeministri Rama shkroi mes të tjerash se Dhimitër Anagnosti ishte babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël.”

Previous Slloveni, Forumi Strategjik i Bledit, Kryeministri Rama: Politika jonë e jashtme 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE