Nderim dhe Mirënjohje për kampionin kuqezi të ringut botëror Florian Marku - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nderim dhe Mirënjohje për kampionin kuqezi të ringut botëror Florian Marku

Një tjetër kampion i sportit shqiptar u nderua sot me një ceremoni të dedikuar në Sallwn e Hartave, nw Kryeministri. Boksieri Florian Marku është fituesi i gjerdanit të madh, të kampionit të kategorisë sipërore WBC, pas një ndeshjeje prestigjoze në ringun e Air Albania, në Tiranë.

Suksesi i Florianit në ndeshjen e fitores  u duartrokit me emocion nga qytetarët, më së shumti të rinj e të reja, sportdashës dhe dëshmitarë të triumfit të tij në ringun botëror.

Kryeministri Edi Rama e nderoi sportistin me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

* * *

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë!

Në fakt rastësia e deshi që ne të mblidhemi në një kohë të shkurtër dy herë për të celebruar suksesin në sport mes një kampioneje të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani, i cili po vazhdon ta ngjisë drejt majës flamurin tonë kombëtar.

Dhe siç mund ta keni ndjekur, suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshëm në rastin konkret, për shkak të politikës, dhe për arsye të mos arsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lidhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e degdisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia në Afrikë për shkak se ka vrapuar vetëm. Dhe natyrisht për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë.

Nga ana tjetër, të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë Luizës ishte një përpjekje për të marrë pjesë që nuk na takonte në suksesin e saj.

Asnjëra nga të dyja nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithi i saj. Dhe nuk është e vërtetë që duke nderuar dhe duke ia vënë në dispozicion gjithë ceremonialin e shtetit, ne u përpoqëm të përdorin suksesin e saj. Parafytyroni në një moment sikur asgjë të mos kishim bërë, me siguri po këta njerëz do thoshin: Ja, e shpërfillën! Prandaj është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj.

Të vrapojmë më shpejtë dhe të mos humbasim kohë me njerëzit negativë për të cilët Ajnshtajni kishte një fjalë shumë të bukur, “më mirë mos i dëgjoni se për çdo zgjidhje ata kanë një problem”. Dhe ngado që ta rrotullosh përsëri uji që i ke dhënë gomarit është i gabuari. Siç thotë populli.

Pak a shumë diçka e ngjashme ndodhi me këtë celebrim që po bëjmë tani me Florianin duke rifilluar avazin, po njësoj.

Ndërkohë që, ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra shqiptarëve, të cilët si fëmijët, si të vegjël, bebe apo në moshë shumë të vogël janë marrë prej dorë nga prindërit e tyre në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses, po bëjnë rëndom një sukses i cili nuk bën lajm,. Ndërkohë që suksesi i Florjanit është një sukses që bën lajm, dhe lajmi i mirë është që suksesi i Florjanit është kuq e Zi.

Ne nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë e duan dhe këtë krahasim po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. Ne kemi nderuar Luizën me Kordonin e madh i cili është më i larti në shkallën e vlerësimeve, dhe iu takon krerëve të shteteve, iu takon krerëve të qeverive, iu takon personaliteteve shumë të larta politike apo shoqërore që kanë një impakt të rëndësishëm lidhur me këtë vend dhe Luiza mori Kordonin e madh dhe është së bashku me Angela Merkel, Kancelaren e Gjermanisë, me Donald Tusk, Presidentin e Keshillit Europian dhe me Kardinalin Parolin, shefin e diplomacisë të Vatikanit. Tre njerëz me kontribute shumë të veçanta për Shqipërinë dhe për shqiptarët .

Ndërkohë që pas kordonit, vjen Ylli i madh, i cili është një vlerësim i lartë që ne e kemi bërë për një sërë personalitetesh përfshirë dhe dy ambasadorë shumë të rëndësishëm, ambasadori i BE dhe Nunci apostolik kur iu kemi dhënë lamtumirën.

Dhe sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të Shqipërisë, një ambasador i Shqipërie, i cili prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja.

Gjyshi i përket atij komuniteti të shqiptarëve të Kosovës që sot e gjithë ditën jeton dhe banon si komunitet në zonën e Myzeqesë. Ka qenë aty jo për zgjedhjen e tij por sepse u internua, siç ishin shumë nga shqiptarët e Kosovës të internuar në periudhën e regjimit komunist dhe më pas Floriani me prindërit ka shkuar në emigracion, qysh i vogël në Greqi ku dhe ka filluar karrierën e tij, e më pas në Austri dhe më pas shpërthimin e tij e ka pasur në Britaninë e Madhe.

Në Britaninë e Madhe ku aq shumë ne kemi nevojë për të nxjerrë në pah shembujt e suksesit sepse shqiptarët që jetojnë, që punojnë, që bëjnë sukses qoftë dhe si kuzhinier  apo si pronarë të vegjël biznesesh të vogla, apo si ndërtues janë shumë më tepër sesa ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë dhe nëse do të kishte pak vëmendje dhe pak sens patriotizmi dhe dashamirësie edhe ata të cilët rrudhin buzët për këtë ceremoni, do duhet të buzëqeshnin dhe do duhet të buzëqeshnin sepse këtu bëhet fjalë për të nderuar një sportist, i cili realisht i ka arritur të gjitha ashtu siç i kanë arritur mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë shqiptarë dhe i cili na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuq e zi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve sportive.

Kështu që unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës Florianit dhe e vërteta është që është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza që e nderoi këtë godinë me praninë e saj, unë dhe ne, jemi të nderuar që të ndajmë disa momente në këtë godinë me të tillë shqiptarë dhe s’kam pse e fsheh, kështu ne përmirësohemi.

Ka pasur edhe të tjerë kampionë, jo aq të rëndësishëm ndoshta sa Luiza për shkak të asaj zone sportive ku ajo arriti të jetë kampione e Europës, që është pista e atletikës dhe ne nuk i kemi celebruar kështu, por me celebrimin e Luizës, ne e hapim këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do t’i sjellin Shqipërisë medalje. Do më falni dhe po i marr leje Florianit përpara se t’i dorëzoj ‘’Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike’’ për të rinënvizuar duke përfituar nga vëmendja e këtij transmetimi direkt, se sot ndryshe nga çfarë u tha e stërtha në momentin e triumfit të Luizës, nuk ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit. Sot ka një sistem mbështetje dhe një sistem shpërblimesh për protagonistët, miratuar me vendim qeverie kohë më parë, jo kur u desh të shpërblenim Luizën, por kohë më parë.

Vitin e shkuar e kanë përfituar shpërblimin e parashikuar nga vendimi i qeverisë për rezultate të spikatura në arenën ndërkombëtare, 14 protagonistë, 7 sportistë dhe 7 trajnerë. Ndërsa në vitin kur jemi, deri tani e kanë përfituar 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë, gjë që sinqerisht më bën të besoj që është edhe rezultat i këtij sistemi të ri motivimi, mbështetjeje sepse nuk është një mbështetje që vjen vetëm kur është rezultati, por është një mbështetje që vjen para se të vijë rezultati. Luiza nuk u degdis e syrgjynos në Afrikë. Luiza u stërvit në lartësinë mbi 3000 metra në Kenia sepse shkenca thotë që në atë lartësi, stërvitja e atletëve sjell një riprodhim më të shpejtë dhe një shtim të rruazave të gjakut që ndikon në rezultate dhe për të bërë atë stërvitje atje, Luiza është mbështetur nga Bashkia e Tiranës, për shembull. Po ashtu nuk është hera e parë, pasi shpërblimet janë përfshirë edhe për kampionët e Ballkanit dhe ndër ta edhe për Luiza Gegën kur u bë dhe kampione e Ballkanit.

I them këto që të jemi shumë të qartë dhe që të vazhdojmë të këmbëngulim në informimin me fakte të atyre që janë të marrë zvarrë në krahët  e errësirës së dezinformimit nga urrejtësit e mëdhenj profesionistë në politikë apo në media.

E dyta ne nuk kemi më sot shpërblime spontane për ata që nderojnë flamurin kuq e zi në arenën ndërkombëtare. Nuk kemi më harresa, që shpërblimi të takon, por ti nuk e merr sepse qeveria harron. Nuk kemi më sot borxhe të akumuluara siç i gjetëm, malin me borxhe edhe ndaj sportistëve. Nuk kemi më sot sportistë shqiptarë që shkojnë ta kërkojnë fatin gjetkë për shkak se nuk kanë asgjë siç ndodhi me kampionin Elis Guri i cili u detyrua të vishte fanellën e Bullgarisë dhe të ngrinte flamurin e Bullgarisë për të dalë kampion dhe jo në 1991, por në 2012.

Nuk ka më gjëra të tilla sepse ka një vendim i cili i parashikon të gjitha dhe çdo sportist mund ta gjejë dhe mund ta shohë se çfarë i takon, jo vetëm për vendin e parë, por edhe për të dytin, të tretin edhe të katërtin, pestin, të gjashtin, të shtatin deri tek vendi i tetë në kompeticionet e mëdha ndërkombëtarë natyrisht.

E treta, sot nuk ka vetëm shpërblime për kampionët ndërkombëtarë të Shqipërisë, por dhe për shqiptarët e Kosovës dhe për këtë arsye ne kemi sot në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të këtij sistemi qe kemi krijuar për t’i dhënë vazhdimësi nderimit financiar të këtyre njerëzve dhe moral dhe jo për ta ndërprerë në momentin kur ata ta ndërpresin karrierën por deri në fund, dy kampionet olimpikë të Kosovës, Norën dhe Distrian. Ndërkohë që për të ardhur keq realisht, teksa celebronim Luizën, shumëkush derdhte vrerin e një mllefi të verbër duke na treguar si ishte braktisur një nënkampion i dikurshëm i peshëngritjes, Ilir Suli.

Ilir Suli është pjesë e mbështetjes! Ilir Suli sot dhe prej kohe tanimë është në grupin e sportistëve që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe një video e një kohë të mëparshme kur ai ishte lënë pas dore, vazhdon dhe riciklohet edhe sot sikur është sot.

Natyrisht që shumëçka mund të ishte bërë më mirë, por jo se nuk kemi dashur ta bëjmë më mirë, por këto kanë qenë mundësitë dhe teksa rrisim mundësitë rrisim edhe progresin. Ndërkohë që jemi në vazhdimësi të hapur për tu përmirësuar dhe për këtë arsye sot kemi një ligj tjetër në fazën e diskutimit, një ligj që në shtator do të shkojë në Parlament, ka qenë mos gabohem në konsultim publik dhe është mbyllur konsultimi publik dhe është ligji i propozuar nga ministri i Mbrojtjes për t’iu dhënë grada sportistëve protagonistë si Luiza Gega apo si Briken Calja, që është një tjetër kampion bote apo si dy kampionet olimpike të Kosovës. Ç’do të thotë grada? Do të thotë që deri në fund të jetës së tyre aktive, deri në daljen në pension, këta të katërt do jenë kolonelë dhe do të paguhen si kolonelë.

Natyrisht që në Ministrinë e Mbrojtjes do të punojnë në një strukturë speciale mentorësh të ushtarëve dhe të oficerëve tanë për t’ju ushqyer atyre frymën e kampionit, për t’ju ushqyer atyre shpirtin e fituesit, për t’ju ushqyer atyre ambicien e suksesit, për t’ju treguar atyre se të qenit shqiptarë dhe të qenit përfaqësues i flamurit kuqezi në çdo fushë nuk është vetëm një nder, por është edhe një motiv shumë i fortë për të bërë sukses.

E fundit që  kam, kur flitet për sportin, ne të gjithë jemi në borxh, jemi në borxh me vendin, jemi në borxh me rininë, jemi në borxh me fëmijët e këtij vendi sepse shumë vite kaluan dhe një gropë e madhe u hap në këtë drejtim. Por, kur flitet për sportin, është mirë që askush nga ata të cilët, jo nuk vunë një gozhdë, por e panë gropë të hapej dhe në rastin më të mirë ishin indiferentë dhe në rastin më të këq kontribuan që gropa të thellohej, nuk kanë gojë të flasin kur fjala tek ajo që ne kemi bërë për sportin dhe që do vazhdojmë të bëjmë për sportin.

Unë jam shumë krenar që ky është viti ku ne do t’i japim një shtysë të re lëvizjes sportive duke angazhuar, sot që flasim, mbi 650 skuadra volejbolli, basketbolli, meshkuj e femra në sistemin tonë arsimor të regjistruara për të hyrë në kalendarin e parë të aktivitetit sportiv  të organizuar.

Nuk do mjaftohemi me kaq sepse kampionë si Floriani janë të mirëseardhur të kontribuojnë për ata që janë më të rinj. Kampionët si Floriani janë ata të cilët mund të ndërtojnë, me mbështetjen tonë, akademitë e boksit, mundjes. Kampionë si Luiza e me radhë mund të hapin rrugët e tyre për të sjellë të tjerë pas vetes dhe për t’u bërë frymëzim me shembullin e tyre që provon se asgjë nuk është e pamundur në rast se ke fuqinë, këmbënguljen e durimin për ta ndjekur deri në fund ëndrrën dhe vullneti për të bërë gjithë sakrificat e nevojshme.

Nuk po zgjatem më tutje. Po e ftoj këtu kampionin që celebrojmë sot duke e parë, në fakt, edhe me pak zili sepse ashtu si të është bërë syri, syri i keq ty nuk ka cfarë të bën fare.

Previous Kryeministri Edi Rama pret Kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel

Leave Your Comment