Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”.
Stërvitja fillon më 22 maj dhe do të ketë pjesëmarrjen e rreth 17 mijë trupave shumëkombëshe, duke e bërë atë stërvitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka ndarë disa pamje nga forcat e NATO dhe SHBA, duke theksuar se Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale.