Zbatimi i Programit të kredive të favorshme për mjekët, policët e ushtarakët, Peleshi: Do të vijojmë me rritjen e pagave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zbatimi i Programit të kredive të favorshme për mjekët, policët e ushtarakët, Peleshi: Do të vijojmë me rritjen e pagave

Nisi sot zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e sektorëve përkatës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se nga ky program kanë përfituar 92 aplikantë nga FA, që do të thotë se një në tre kandidatë është përzgjedhur. Ky program, sipas Ministrit të Mbrojtjes do të vijojë deri në plotësimin e nevojave të të gjithë personelit ushtarak. Z.Peleshi mbështeti propozimin për rritjen e moshës së përfituesve deri në 45 vjeç, në mënyrë që të rritet numri i ushtarakëve fitues në këtë program.

Ministri renditi edhe disa nga përfitimet e deritanishme të ushtarakëve, nga rritja e pagës te trajtimet shëndetësore dhe trajnimet për rritjen në karrierë.

“Rritja me 40% e vitit të kaluar të pagave, rritje historike që kanë çuar pagën e tyre në nivelet më të larta në rajon dhe kjo do të vazhdojë deri sa të shkojmë në hapësirën e vendeve të NATO-s. Trajtim shtesë për vështirësi dhe raste të veçanta. Pagesë papunësie për bashkëshorten, kur humbin vendin e punës gjatë transferimit”, janë disa nga këto përfitime.

Sipas ministrit, fëmijëve nën 18 vjeç u lind e drejta për të përfituar trajtim financiar. Po ashtu, tha më tej z.Peleshi, ushtarakët tanë trajtohen me trajtim mjekësor për raste të veçanta si në Turqi, ku ka marrëveshje për të trajtuar 100 ushtarakë në vit.

Ministri bëri të ditur hapjen e një laboratori modern mikrobiologjik për të trajtuar falas të gjithë personelin mjekësor pranë Spitalit të Traumës. Ndërsa, fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës përjashtohen nga pagesa e shkollës dhe kanë prioritet në shtëpitë e pushimit të ushtarakëve. Po ashtu me një pagesë të veçantë trajtohen edhe studentët e Akademisë së FA në moshën 18 vjeç, të cilët kryejnë falas.

Në këtë fazë të parë të programit përfitojnë 300 punonjës të Shëndetësisë, Policisë së Shtetit dhe ushtarakë.

Previous Fjala e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në ceremoninë e programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit