Nisin punën në terren njësitë e lëvizshme dentare, Manastirliu: Shëndeti i fëmijëve i pari në politikat tona, përfitojnë 240 mijë fëmijë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nisin punën në terren njësitë e lëvizshme dentare, Manastirliu: Shëndeti i fëmijëve i pari në politikat tona, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Kanë nisur punën në terren dy kabinetet dentare të lëvizshme për kujdesin e shëndetit oral të fëmijëve në shkolla.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Sulin, kanë ndjekur nga afër depistimin e fëmijëve për kujdesin e shëndetit oral, nëpërmjet njësive të lëvizshme të dentistrisë në shkollën ‘Dom Nikoll Kaçorri’ në Kamëz.
“Përtej përkujdesit të cilin ne ofrojmë në çdo shkollë, nëpërmjet kabineteve dentare, programi i dentistrisë në shkolla tashmë zgjerohet dhe kemi mundësi që edhe në zona rurale, në zona periferike, aty ku ende nuk kemi mundur që të vendosim një unit dentar në strukturat e shkollës, të kemi mundësi që shërbimin për kujdesin ndaj dhëmbëve, fëmijëve t’ja u japim nëpërmjet klinikave stomatologjike të lëvizshme. Programi i dentistrisë përfshin edhe këto klinika stomatologjiketë të lëvizshme. Janë dy njësi, të cilat tashmë janë në terren, duke ofruar kujdes dentar për fëmijët e grupmoshës nga 6-14 vjeç”,- tha Manastirliu.
Duke e konsideruar shëndetin e fëmijëve primar, Manastirliu foli edhe për programin e kujdesit për shikimin në shkolla.
“Të dy këto programe prekin direkt mbi 240 mijë fëmijë të grupmoshës nga 6-14 vjeç dhe që i siguron kontrollet periodike sa i përket kujdesit ndaj shikimit dhe kujdesit dentar. Ne do të vijojmë ti zgjerojmë këto programe sepse fokusi ynë është tek fëmijët, sepse fëmijët janë të parët në politikat tona”,- tha Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka shprehur falenderim që këto njësi dentare të lëvizshme fillojnë punën pikërisht nga Kamza.
“Unë ju falenderoj për këtë nismë, një nismë shumë e rëndësishme dhe me një impakt të drejtëpërdrejtë tek shëndeti i fëmijëve dhe një impakt të jashtëzakonshëm dhe tek prindërit”, tha Suli.

Njësitë e lëvizshme të dentistrisë janë të pajisura me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe do të shërbejnë si kabinete dentare të lëvizshme për nxënësit e shkollave, kryesisht në zonat rurale. Përgjatë viti 2021-2022 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar në strukturat e kujdesit të arsimit parauniversitar me 19 njësi të reja dentare, ku 10 prej tyre u instaluan në Tiranë dhe të tjerat në tre qarqe, Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Edhe këtë vit, MSHMS do të vijojë investimet në shkolla për të zgjeruar bazën e njësive dentare me unite të reja në të gjithë Shqipërinë.

Previous Qendër e re shëndetësore në Mbroje të Korçës, Manastirliu: Rehabilitojmë këtë vit edhe 60 qendra shëndetësore