Nju Jork, Ministrja Xhaçka takon Nasser Bourita: Maroku të njohë pavarësinë e Kosovës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nju Jork, Ministrja Xhaçka takon Nasser Bourita: Maroku të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Marokut, Nasser Bourita.

Gjatë takimit në Nju Jork, Ministrja Xhaçka i kërkoi homologut maroken njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, duke theksuar se kjo do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin botëror.

Në fokus të takimit ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, teksa dy zyrtarët diskutuan rreth mundësive për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Nju Jork, në kuadër të javës së Nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Rama.

Previous Ministrja Xhaçka takon Pekka Haavisto: Anëtarësimi i Finlandës në NATO, forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajonin baltik dhe Evropën lindore

Leave Your Comment