Nuk ka bllokim të raportit IBAR

Në përgjigje të akuzave se ka bllokim dhe mosvotim të raportit IBAR në Bruksel, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se pyetjet dhe shqetësimet që ngrenë 27 vendet anëtare në këtë fazë nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, për të cilat Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian, por lidhen me piketat përmbyllëse.

Qeveria qartëson se Shqipëria nuk është në atë tryezë dhe përfaqësohet nga Komisioni Europian, i cili është dakord që Shqipëria ka plotësuar 100% të gjitha detyrat për të hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Pra, vendet anëtare nuk mund ta ndryshojnë atë çfarë është bërë dhe atë çfarë Komisioni ka vënë përpara, por bazuar mbi atë çfarë Komisioni ka vënë përpara, vendet anëtare vendosin të ndërhyjnë për piketat përmbyllëse.

Të gjitha këto zhvillime janë pjesë e procesit dhe brenda parashikimeve të qeverisë shqiptare dhe nuk ka asnjë bllokim apo mosvotim të raportit.