"Open Day", nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Lezhës vizitojnë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Open Day”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Lezhës vizitojnë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

Agjencia për Media dhe Informim në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit çelën sot “Open Day”, ku 15 nxënësit ekselentë të shkollave 9-vjeçare të Lezhës: “Besëlidhja”, “Nënë Tereza”, “Gjergj Fishta”, “Kosova”, “Gjergj Kastrioti”, “At Shtjefën Gjeçovi” dhe “Lezha Academic Center” vizituan ambientet e ministrisë. Nxënësit kryen një tur përgjatë gjithë institucionit, duke vizituar drejtoritë përbërëse të tij, ku punonjësit respektivë iu shpjeguan disa prej detyrave kryesore që kryejnë në përditshmëri. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mirëpriti në zyrën e saj të gjithë nxënësit pjesëmarrës, me të cilët kreu një bashkëbisedim, jo vetëm duke iu prezantuar detyrat e saj të përditshme, por edhe duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që nxënësit kishin për të dhe institucionin që ajo drejton.

Ministrja bisedoi me ta mbi rëndësinë e Parlamentit të Nxënësve, në të cilin bëjnë pjesë 140 “deputetë” nga të gjithë qytetet e vendit, si një strukturë që përfaqëson interesat e nxënësve dhe kontribuon në përmirësimin e atmosferës së shkollës. Një pikë e rëndësishme, për të cilën pati interes nga pjesëmarrësit ishte ndërkombëtarizimi mes universiteteve shqiptare dhe atyre të huaja: me program të përbashkët standard, tekste dhe pedagogë të përbashkët dhe vlerë diplome të njejtë. Një lajm i mirë është rritja e numrit të studentëve të huaj, të cilët vazhdojnë studimet universitare në Shqipëri. Ministrja theksoi përfitimet e studentëve ekselentë, të cilët do të përfitojnë një bursë mujore të barasvlefshme me pagën minimale dhe përjashtim nga tarifa.

Në bisedën interaktive mes të rinjve dhe ministres, u fol mbi përshtatjen e institucioneve të arsimit parauniversitar me zhvillimin teknologjik të kohës. Shkollat e reja në kuadër të rindërtimit kanë një standard më të mirë së shumë shkolla evropiane. Projekti pilot në 100 shkolla të vendit është pasqyrë e progresit të arsimit, paralel me ndryshimet teknologjike dhe globalizimit, ku ndërlidhja mes “laboratorëve të zgjuar”, tabelave interaktive, përfshirja e lëndës TIK dhe mësimi i anglishtes prej klasës së parë, shërbejnë në nxitje të krijimtarisë së nxënësve.

Përtej përmirësimit të procesit të të mësuarit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit synon të angazhojë më tepër të rinjtë në dy iniciativa të reja: si Ekipet Sportive, të cilat i ka pajisur me uniforma dhe mjete të nevojshme; dhe projektin “Arte dhe Zeje”, ku janë spikatur talente të reja.

Previous Manastirliu në Kuvend: Forcojmë mburojën sociale për grupet në nevojë, ndihma ekonomike është dyfishuar