Parku i Shtëpisë së Pavarësisë së shpejti një vlerë e shtuar në Vlorën turistike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë së shpejti një vlerë e shtuar në Vlorën turistike

Parku i shtëpisë së pavarësisë, projekti ambicioz, i cili është pjesë e transformimit rrënjësor të Vlorës, shumë shpejt do t’u ofrohet qytetarëve vlonjatë, si një infrastrukturë moderne e mirësistemuar, që rrit përmasën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijon një mundësi urbanistike të re, duke lidhur natyrshëm Bulevardin e Ri dhe Lungomaren.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantier ku po detajohen elementët e fundit që do t’i japin formën përfundimtare një hapësire krejt ndryshe për të gjithë banorët, pavarësisht moshave, për vizitorët e ditës, por edhe për turistët në Vlorë, duke iu ofruar një mundësi të gjithëve, për të patur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njeri-tjetrin.

Kryeministri u interesua për elementë të veçantë të projektit, ndërkohë që inxhinieri, drejtues i punimeve shpjegoi detaje të zonave të ndryshme të parkut.“Akoma nuk ka përfunduar mbjellja e bimëve të vogla shumë vjecare. Do jetë e gjitha e gjelbëruar. Kemi filluar me pjesën e shtrimit të tapetit të barit dhe është rezistent ndaj shkeljeve. Përdoret në fusha golfi dhe fusha sportive. Pjesa e brendshme është e gjitha në trajtën e një kopshtiTani hyjmë tek rrethi i lodrave. Është një hapësirë e gjitha e konceptuar për fëmijët. Janë 4800 bimë që do mbillen vetëm në këtë rreth. Këtu janë rreth 600 pisha dhe rreth 380 lloje pemësh të ndryshme. Rreth 1000 pemë në të gjithë parkun.” – tha ai.

Previous Harta e sporteleve ku shërbimi i Gjendjes Civile do të ofrohet fizikisht

Leave Your Comment