Mirëmëngjesi,
Faleminderit! Pikë së pari doja t’iu thoja që jam mjaft i zhgënjyer që Mali i Zi nuk ia doli të na priste me diell, por na mirëpriti me shiun gjerman. Megjithatë për pjesën tjetër është çdo gjë në rregull dhe ne do të zhvillojmë një seancë tjetër të këtij procesi mjaft frymëzues dhe inkurajues që do të çelë shtigje të reja për të gjitha vendet e Ballkanit për të bërë të mundur integrimin në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian dhe për të nxitur tregtinë, ndërkohë që krijon mundësi të reja për qytetarët tanë.
Shpresojmë që brenda këtij viti të sigurohemi që transfertat financiare të qytetareve tanë nga BE në vendet tona do të jenë shumë më të lira, sepse nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë e nëse do të bëhet do të jetë një gjë shumë e mirë. Për pjesën tjetër na duhet të punojmë.