Përgatitjet e shkollave, Ministrja Kushi në Roskovec: E nisim vitin shkollor me mjedise moderne dhe terrene të reja sportive - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përgatitjet e shkollave, Ministrja Kushi në Roskovec: E nisim vitin shkollor me mjedise moderne dhe terrene të reja sportive

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vijuar me inspektimet e shkollave. Këtë herë në 3 shkolla të Roskovecit që po behën gati për vitin e ri shkollor. Një nga institucionet arsimore që i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është shkolla 9 vjeçare “5 Dëshmorët” në Suk 1 të Roskovecit.

Së bashku me kryetaren e bashkisë Majlinda Bufi dhe deputetin e zonës Baftaj Zeqaj panë nga afër punimet.

“Gjatë kësaj periudhe ne duhet të jemi të fokusuar te përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor në datën 11 shtator. Dhe kur flasim për përgatitjet, sigurisht infrastruktura është e para, godina, klasat, laboratorët, bibliotekat, terrenet sportive. Çdo vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka një buxhet të dedikuar për infrastrukturën shkollore, ku bashkitë aplikojnë me projekte. Vitin e kaluar Bashkia e Roskovecit ka qenë përfituese me shkollën “5 Dëshmorët””, – tha znj. Kushi.

Ministrja Kushi pa nga afër edhe punimet në palestrën e shkollës, ambiente të cilat do të jenë edhe në shërbim të komunitetit në orët e pasdites.

“Ajo që do të vlerësoja unë këtu është se punimet janë me standarde të larta, çka bën që vitin e ardhshëm kjo shkollë të jetë në shumë projekte. Ne kemi projektin shkolla qendër komunitare, projektin bëjmë detyrat e shtëpisë, ekipet sportive, arti dhe zejet, mirëpo të gjitha këto projekte janë të kushtëzuara nga infrastruktura, nga kushtet”, – u shpreh ministrja.

Previous Arsimi dhe Formimi profesional, rruga me sigurt dhe e shpejtë e integrimit të të rinjve në tregun e punës