Përmbyllet Konventa Ndërkombëtare e Turizmin në Tiranë, 1400 pjesëmarrës nga 38 vende të botës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbyllet Konventa Ndërkombëtare e Turizmin në Tiranë, 1400 pjesëmarrës nga 38 vende të botës

U përmbyll me sukses Konventa Ndërkombëtare dedikuar turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisor në Shqipëri.

Tirana mirëpriti për tre ditë, nga 3 deri më 5 prill, zyrtarë të lartë të politikës  nga vendet e rajonit dhe Evropës, si dhe përfaqësues të biznesit privat e sipërmarrjeve në industrinë turistike për të promovuar turizmin e qëndrueshëm rajonal si sektor kryesor i ekonomisë. Mbi 1400 pjesëmarrës nga 38 vende të botës dhe mbi 70 folës ishin pjesë e Konventës të quajtur FESTA.

Një organizim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili, një nga qëllimet e këtij forumi ishte edhe unifikimi i ofertave turistike të vendeve të rajonit për tregjet e largëta.

“Ne nuk jemi rivalë. Jemi plotësues me njëri-tjetrin”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Me pjesëmarrjen e veçantë të Zv/Presidentit Ekzekutiv të Komisionit e Europian Frans Timmermans, u diskutua edhe roli i turizmit në “European Green Deal”, puna për të cilën udhëhiqet nga z.Timmermans.

Për vitin 2022 Shqipëria priti 7.5 milionë vizitorë të huaj duke u shpallur nga Organizata Botërore e Turizmit si vendi me rimëkëmbjen më të shpejtë pas pandemisë Covid-19.

Gjatë ceremonisë së hapjes së Forumit, ministrja Kumbaro paralajmëroi tejkalim të këtyre shifrave për vitin 2023, duke njoftuar se në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur 59% më shumë vizitorë krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër lajm që ministrja Kumbaro ndau nga Pallati i Kongreseve në eventin më të rëndësishëm të vitit për turizmin shqiptar, ishte kandidimi i Shqipërisë si anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Turizmit.

Previous Prezantohet politika e re e Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve / Ministrja Kushi: Bazuar në konkluzionet do të përmirësojmë politikat tona