Ka përfunduar edhe për këtë vit projekti “Ishujt”, përmes të cilit, MEPJ iu ka ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në jetojnë e punojnë në Kretë, Rodos.
900 shërbime konsullore iu ofruan qytetarëve, gjatë muajve mars – prill, në bashkëpunim me autoritetet lokale greke, duke reduktuar kostot dhe distancat e largëta.
Ky është i katërti vit radhazi i zbatimit të projektit “Ishujt”, për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për bashkatdhetarët tanë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat konsullore, për t’ju ardhur në ndihmë dhe sa më pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.