Përmbyllja e Kampit “Rinia Ndryshon Ligjet”: Fuqizimi i Zërit të Rinisë në Vendimmarrje - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbyllja e Kampit “Rinia Ndryshon Ligjet”: Fuqizimi i Zërit të Rinisë në Vendimmarrje

Rinia ndryshon ligjet” ishte motoja e kampit tre ditor që mblodhi plot 110 të rinj nga Këshillat Vendorë Rinorë dhe grupet Impakt për të diskutuar dhe kontribuar në rishikimin e ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin.” Takimi i organizuar në Dajt përmbylli dhe fushatën e konsultimit të nisur nga Ministria për Rininë dhe Fëmijet, një tur i cili u ndoq përsonalisht nga Ministrja Muzhaqi nga veriu në jug të vendit.

Kampi “Rinia Ndryshon Ligjet” u karakterizua nga një energji pozitive dhe nga angazhimi aktiv i të rinjve, të cilët arritën të krijojnë lidhje të reja dhe të ndërtojnë një rrjet mbështetës për të ardhmen. Në përfundim, sugjerimet e të rinjve u përmblodhën dhe do të merren në konsideratë për të reflektuar në draftin përfundimtar të ligjeve, duke garantuar që zëri i rinisë të jetë pjesë integrale e procesit vendimmarrës në Shqipëri.

Aktivitetet interaktive dhe sesionet e këshillimit të karrierës, të zhvilluara nga përfaqësues të Deloitte, ofruan të rinjve një pasqyrë të plotë mbi mundësitë dhe sfidat në tregun e punës. Ditët e kampit sollën diskutime të frytshme me përfaqësues të politikëbërjes vendore, si Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë, dhe Renis Xhemollari, Nënkryetar i Bashkisë Durrës, të cilët theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive të rinisë në proceset vendimmarrëse lokale. Në vijim, Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm, dhe Tedi Dobi, Zv/Ministër i Drejtësisë, përqendruan bisedat në politikëbërjen qendrore, duke eksploruar rolin e politikave kombëtare në mbështetjen e iniciativave rinore.

Kampi ishte një mundësi unike për të rinjtë që të kontribuojnë në formësimin e të ardhmes së komuniteteve të tyre dhe të krijojnë lidhje të reja, të cilat do të zgjasin gjatë.

Previous Dhërmi, Kryeministri Edi Rama mbi shifrat e deritanishme të Shqipërisë turistike